INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fitorja e mbrëmshme oksigjen për kombëtaren, barazimi në Francë ‘’një mrekulli’’

Fitorja e mbrëmshme oksigjen për kombëtaren, barazimi në Francë ‘’një mrekulli’’

Publikuar më: 15:47 12-06-2019

Fitorja e mbrëmshme e Shqipërisë ndaj Moldavisw ishte oksigjen për skuadrën dhe vazhdimin e ëndrrës për kualifikimin në Euro 2020. Me 6 sfida të mbetura, kombëtarja duhet patjetër të marrë pikë nga kryesueset e grupit ku ndodhen Turqia, Islanda dhe Franca me 9 pikë secila.

Golavarazhi ynë është më i mirë se ai i Islandës në vend të tretë, por në ndeshjet e radhës Islanda dhe Turqia do kenë përballë dy ekipe të lehta si Andorra dhe Moldavia. Humbja me ekipin e “Gjelave”, mund t’i kushtojë shumë Shqipërisë, duke e klasifikuar atë në të njëjtin nivel me Andorrën dhe Moldavinë. Një barazim në “Stade de France”do të ishte një arritje fantastike për djemtë e Edi Rejës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832