INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FMN kritika Shqipërisë: Borxhe dhe kredi me probleme, mjedis i vështirë për biznesin

FMN kritika Shqipërisë: Borxhe dhe kredi me probleme, mjedis i vështirë për biznesin

Publikuar më: 11:14 22-05-2018
Shqipëria ka nivel të lartë borxhi, kredi me probleme, akumulim të detyrimeve të reja të prapambetura, dobësi të institucioneve publike dhe sistemit gjyqësor si dhe  një mjedis të vështirë për biznesin.Këto janë konkluzionet e raportit të parë të montorimit nga Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Raporti është mjaft kritik dhe parajmëron  që nëse nuk adresohen këto probleme dhe nëse nuk zbatohen reformat strukturore rritja ekonomike do të ngadalësohet. FMN e ka këshilluar qeverinë që të frenohet nga ulja e taksave dhe përjashtimet tatimore. Fondi e ka përsëritur thirrjen për më shumë kujdes në projektet e partneritetit publik privat dhe ndikimin e tyre në buxhetin afatmesëm.
 
'Shqipëria është në monitorim të ngushtë për politikat e saj, pasi është një anëtare që ka një stok të madh  të huasë. Në bazë të programit të post monitorimit, anëtarët ndërmarrin më shumë konsultime të shpeshta formale me Fondin sesa në rastin kur janë nën mbikëqyrje. Vëmendje të veçantë duhet të ketë në politikat makroekonomike dhe strukturore të cilat kanë ndikim në qëndrueshmërinë e jashtme.
Nga ana e saj, hapja e negociatave të pranimit në BE mund të ofrojë një mundësi për të përparuar në zbatimin e axhendës së reformave, duke çuar në rritjen e investimeve dhe rritjen e PBB-së' thuhet në këtë raport.
 
Bordi Ekzekutiv ka renditur si primare sfidat kyçe për zbatimin e politikave dhe  progresin drejt taksimit të pronës bazuar në vlerë, por sipas këtij bordi kërkohen përgatitje të kujdesshme. 
Ministria e Financave thuhet në këtë raport, duhet të përmirësojë regjistrimin fiskal dhe analizën ligjore, financiare dhe ekonomike të projekteve PPP dhe të sigurojë zbatimin e duhur të kornizës PPP. 
Reformat në qeverisjen dhe ristrukturimin financiar të sektorit shtetëror të energjisë elektrike duhet të vazhdojnë.Korniza e menaxhimit të krizave për institucionet financiare jobankare duhet të finalizohet për të përmirësuar elasticitetin e sistemit ndaj goditjeve dhe për të zbutur rrezikun e stabilitetit financiar, përfundon raporti i FMN.
 
Më shumë në këtë kategori: « Ku po shkon kështu euro?
»
Article Logic
Execution time: 0.0026071071624756