INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Franca i bën zbor Shqipërisë, Cikalleshi shënon golin e nderit

Franca i bën zbor Shqipërisë, Cikalleshi shënon golin e nderit

Publikuar më: 22:48 07-09-2019


Shqipëria ka pësuar një humbje të rëndë 1-4 ndaj kampionëve të Botës në fuqi, Francës. “Gjelat” ishin të pamëshirshëm, duke gjetur katër herë rrugën e rrjetës, ndërkohë që Griezmann gaboi një penallti. Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për kombëtaren tonë, teksa trajneri Reja do të pendohej menjëherë për vendosjen e Roshit në krahun e majtë të mbrojtjes. Në minutën e 8-të, Varane sheh mjaft mirë Coman, i cili i lirohet mbulimit të Roshit dhe më pas e ka të thjeshtë për të mposhtur portierin Strakosha. “Gjelat” vazhdojnë të këmbëngulin në krahun e djathtë, me Coman që bën çfarë të dojë duke dribluar mesfushorin tonë dhe më pas e dërgon topin te Giroud, i cili nuk arrin të godasë mirë me kokë.


Reja kupton menjëherë gabimin dhe sposton Hysajn në të majtë dhe Roshin në krahun e djathtë, por fieraku do të vazhdonte gabimet edhe në këtë krahë në veprimet mbrojtëse. Në minutën e 27-të, Hernandez shkëputet mjaft mirë në krahun e majtë, më pas shërben në zonë për Giroud, i cili këtë herë nuk do të falte mbrojtjen tonë duke na ndëshkuar për herë të dytë. Kuqezinjtë provojnë të reagojnë me një harkim në zonë nga e majta, por Balaj nuk arrin të devijojë sferën i rrethuar nga mbrojtësit francezë. Në minutën e 35-të, Mavraj shkakton penallti ndaj Hernandez pas një faulli brenda zonës. Nga pika e bardhë shkoi Griezmann, i cili do të nda falte duke e dërguar topin në traversë. Deri në fundin e pjesës së parë Francë krijoi të tjera mundësi shënimi, por për fatin e mirë të Strakoshës nuk do të përfundonin në rrjetë.

Në fillimin e fraksionit të dytë, Reja nuk bën asnjë ndryshim, por me kalimin e minutave hedhë në fushë Gjasulën dhe Cikalleshin. Në minutën e 55-të, Lemar, Giroud dhe Griezmann dhurojnë spektakël, por goditja e yllit të Barcelonës ndalet me këmbë nga portieri Strakosha. Gjithsesi rezistenca e kuqezinjve tanë nuk do të zgjaste shumë, pasi në minutën e 78-të, Franca arrin që të shënojë edhe golin e tretë. Pas një krosimi të Griezmann topi shkon në zonë të Coman, i cili me një kthesë të bukur shmang Hysajn dhe më pas arrin të shënojë.

Franca nuk di të ndalet, teksa në minutën e 84-tIkone do të arrinte që të shënonte golin e katërt për Francën, teksa Mavraj vazhdon të gabojë në qendër të mbrojtjes. Në fundin e kohës së rregullt, Cikalleshi arrin që të fitojë një penallti pas një dueli me Lloris. Nga pika e bardhë bomberi nga Kavaja do të tregohej i saktë, duke shënuar golin e nderit. Një ndeshje shumë e dobët për Hysajn dhe Roshin, të cilët luajtën në krahë, por ishin dy futbollistët që gabuan më shumë në mbulimin e Coman, duke sjellë edhe për pasojë pësimin edhe të golave.

Article Logic
Execution time: 0.0025050640106201