INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Francë, miratohet taksa ndaj kompanive të mëdha elektronike për herë të parë në histori

Francë, miratohet taksa ndaj kompanive të mëdha elektronike për herë të parë në histori

Publikuar më: 19:07 11-07-2019

Parlamenti francez miratoi sot përfundimisht një taksë mbi gjigantët e informatikës, duke e bërë Francën një prej vendeve të para që aplikon masa të tilla.

Kjo taksë do të aplikohet ndaj rreth 30 sipërmarrjesh përfshirë “Google”, “Amazon”, “Facebook” dhe “Apple”, si dhe “Meetic”, “Airbnb”, “Instagram” apo ato franceze si “Criteo”.

Në arkat e shtetit francez parashikohet të hyjnë falë kësaj takse rreth 400 milionë euro në vitin 2019 dhe 650 milionë euro në 2020.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032858848571777