INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Francë. Ndërroi veten me pengun, polici hero vdes nga plagët

Francë. Ndërroi veten me pengun, polici hero vdes nga plagët

Publikuar më: 13:33 24-03-2018

Një oficer policie francez i cili pranoi të shkëmbehej me një peng gjatë sulmit terrorist të ndodhur dje në jug të Francë, vdiq pas plagëve të marra. "Arnaud Beltrame, 45 vjeç, "ra si një hero" dhe tregoi "kurajo të jashtëzakonshme",- tha Presidenti francez Emmanuel Macron. Polici ndihmoi që ti jepej fund pengmarrjes në një supermarket nga një fanatik i ISIS i cili vrau tre vetë në Francën jugore. Sulmuesi 25-vjeçari Redouane Lakdim, u qëllua për vdekje ndërsa policia solli fundin e rrethimit. Duke njoftuar vdekjen e oficerit të policisë në Twitter, Ministri i Brendshëm Gérard Collomb tha: "Ai vdiq për vendin e tij. Franca kurrë nuk do ta harrojë heroizmin e tij, trimërinë e tij, sakrificën e tij". Më parë presidenti Macron kishte zbuluar se Lt-Col Beltrame kishte pësuar lëndime të rënda dhe po luftonte për jetën e tij në spital. Gjashtëmbëdhjetë njerëz u plagosën, dy seriozisht, në atë që zoti Macron e quajti një akt "terrorizmi islamik". Lakdim thuhet se ka kërkuar lirimin e Salah Abdeslam, i dyshuari më i rëndësishëm i mbijetuar në sulmet e 13 nëntorit 2015 në Paris, ku mbetën të vrarë 130 njerëz. Një person i cili besohet të jetë partner i Lakdimit është arrestuar pas sulmit terrorist.

Article Logic
Execution time: 0.003061056137085