INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Futbollistët e West Brom nën akuzë nga policia spanjolle, vodhën taksinë e McDonald’s

Futbollistët e West Brom nën akuzë nga policia spanjolle, vodhën taksinë e McDonald’s

Publikuar më: 21:38 16-02-2018

Katër lojtarë të West Brom, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, ndodhen nën akuzë nga policia spanjolle pasi dyshohen të kenë vjedhur një taksi të McDonalds kur ishin në Barcelonë. Incidenti dyshohet të ketë ndodhur pak para mëngjesit të së enjtens, pasi lojtarët morën një pushim në fazën përgatitore.

Të dyshuarit janë thirrur për tju nënshtruar hetimeve nga policia, pasi në gjendje të dehur lojtarët kanë vjedhur një veturë transporti të kompanisë së njohur të ushqimit, McDonald’s dhe kanë udhëtura deri në hotelin luksoz ku qëndronin.

Ka pasur edhe një reagim të West Brom, që ka lëshuar një deklaratë për këtë ngjarje.
“Klubi ka filluar hetimet e brendshme për lojtarët për të cilët do të ketë procedura dhe dënime disiplinore, deri sa të përfundojë hetimi, klubi nuk do të bëjë ndonjë koment tjetër”, thuhet në komunikatën e klubit.

4e88de89-f25a-4c5e-a64c-71dbd4c4e401.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032908916473389