INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fyerje e gjuhë e shthurur në kuvend. Rama:

Fyerje e gjuhë e shthurur në kuvend. Rama: "Qirjo Sali e qirjo Vangjel..."

Publikuar më: 13:59 02-11-2017
Sali Berisha ka shpërthyer kundër Edi Ramës në foltoren e Kuvendit. Sali Berisha: “Dua t’i tregoj Noriegës se për sa i përket patetizmit tënd dhe problemit me Greqinë ftoj shqiptarët të dëgjojnë këtë zotëri, ky është Rama duke mbajtur fjalim për Papandreun. Antishqiptarit më të madh të rajonit. Për marrëveshjen e detit, bëri gjithçka me para dhe korrupsion, anulloi një marrëveshje që në njëmijë gjykata të dalë, I ashpër ka qenë reagimi i Edi Ramës kudër paraardhësit të tij në qeveri, duke ironizuar për gjuhët e huaja që Sali Berisha flet. Edi Rama: “ Pasi doli vetë zëri i padronit, la voce del padrone, Sali unë do isha shumë i lumtur sikur të dija edhe greqisht, për fat të keq nuk di greqisht si edhe nuk di shumë gjuhë të tjera, ajo që nxore si zbulim për kazanin e qytetarëve dixhitalë është fjala përshëndetëse në kongresin e PASOK në një video në pamundësi për të shkuar atje në atë periudhë, tani që të çohesh këtu e të thuash se unë kam folur në një gjuhë tjetër dhe të tregosh kaq hapur se sa i brishtë që je ato që mendon dhe thua, mbaje vetë, ato gjuhë që di nuk i kam si ndërtime pa leje si i ke ti. The këtu se marrëveshjen e detit e paskam rrëzuar unë në Gjykatën Kushtetutën, e cila votoi 9 me 0, “Me para dhe korrupsion”. Akuzë shumë e rëndë për atë gjykatë që me atë vendim të ka marrë në mbrojtje interesin kombëtar dhe nuk ka bërë korrupsion. Ti atë marrëveshje e ke dashur, e kë bërë përmes dorës së kryetarit të komanduar, dhe rëndësi ka që ti i qëndron asaj marrëveshje. Ushqen ato zëra në anën tjetër të kufiri që propagandojnë këtë teori të shpifur. Nuk ka asnjë palë të tretë në këtë histori Sali.... Mos u bëj me grek se grekët dhe më ordiner se ordinerët”. Kreu i PBDNJ ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit, ndërsa kërkoi që ti ndërpritet fjala në momentin që ai përdor në Kuvend një gjuhë përçarëse. Vangjel Dule: “Një miku im gazetar i spikatur më kishte thënë për ty, ai është njeri ui zymtë dhe mbajeni mend se do të mbjellë zymtësi, politike, institucionale, por ky njeri nuk ishte vetëm i zymtë, ky solli kanabizimin, krimin, e bëri një qeverisjen dhe kriminalizimin, dhe kanabizimin dhe ju kryetar dëshiroj tu bëjë propozim kur në një foltore parlamenti përdoret gjuha e urrejtjes ndërpritet fjala Reagimi i Kryeministrit, duke përdorur dhe gjuhën greke ka ngjallur debate të forta. Edi Rama: “Zoti Vangjeli, qirje Saliu, nuk di ku zotrore Vangjeli i dëgjove fjalët raciste, gjuhën e urrejtjes, unë fola për një cështje që është e këtij vendi dhe lidhet me aspiratat tona sot, as shava kënd, si bëtë të dy ju këtu. Mbase si minoritar të takonte të pyesje qirje Saliun se c’kishte më të folurën greqisht timen dhe jo mua, ti tregoje qirje Saliut se gjuha jote është e madhe dhe fat kush e di, dhe jo ta përdori si qirje Saliu, ti minoritetin e përdor si biznes”. Këtë fjalim kreu i opozitës Lulzim basha e konsideroi si provokim për depuettë e opozitës.
Article Logic
Execution time: 0.0039801597595215