Një incident aspak i hijshëm ka ndodhur sot pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një foto që po bën xhiron e rrjetit. KQZ-ja është kapur në flagrancë duke numëruar votat e sotme, në një kohë që votimi ka vetëm 4 orë që ka filluar dhe duhet të mbyllet zyrtarisht në orën 19:00.
KQZ është kapur duke nxjerrë në faqen e saj një rezultat te papërfunduar, pastaj është hequr me shpejtësi, por jo aq shpejt sa ky moment të mos fiksohej.
Gabim në sistem?