INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Galaxy S10 nuk do të sjell ndryshime të mëdha dizajni

Galaxy S10 nuk do të sjell ndryshime të mëdha dizajni

Publikuar më: 11:40 09-09-2018

Viti i ardhshëm do të shohë lansimin e Galaxy S10. Kështu, do të shënojë telefonin e dhjetë në linjën e famshme të Galaxy S të Samsung dhe shumë shpresojnë që Samsung ka plane të mëdha për të, sikurse ajo që bëri Apple me iPhone X për përvjetorin e dhjetë të iPhone. Për ata që shpresojnë të shohin një ridizajnim të madh, mund të jenë të zhgënjyer për të mësuar se kjo nuk do të ndodhë, njofton Ubergizmo.

Burimi i këtij informacioni vjen përsëri nga Ice Universe që pretendon përmes një postimi në Twitter se kompania nuk do të bëj ndonjë ndryshim të madh në dizajn për telefonin. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë ndryshime, por nëse ka, nuk do të jetë ndonjë gjë e rëndësishme.

Megjithatë, kjo mund të mos jetë domosdoshmërisht një gjë e keqe.

Instagram Banner

Dizajnet e Samsung për telefonat e tyre kanë qenë gjithmonë mjaft të mirë dhe gjatë viteve, kompania ka rafinuar dizajnin që ka përdorur.

Sido që të jetë, ndoshta është ende shumë herët për të treguar se çfarë mund të presim nga telefoni. Disa spekulime pretendojnë se Samsung mund të njoftojë celularin në CES 2019, konferenca teknologjike që ndodh në janar, prandaj vetëm duhet të presim dhe të shohim çfarë inovacionesh do të sjell gjiganti korean.

Article Logic
Execution time: 0.002032995223999