INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Galiani flet për formën e mirë që po kalon Milani, por i thur elozhe edhe trajnerit rival

Galiani flet për formën e mirë që po kalon Milani, por i thur elozhe edhe trajnerit rival

Publikuar më: 17:33 20-03-2018

Forma e mirë që po kalon ekipi i Milanit nuk ka kaluar pa u vënë re nga Galiani. Ai ka bërë një deklaratë ku ka folur për ecurinë e skuadrës por ka i ka bërë edhe elozhe trajnerit kundërshtar Sarri që aktualisht drejton Napolin.

“Ne duhet që të përballemi me të dyja kandidatet për titulli kampion, pra me Juven dhe Napolin. Nuk e di nëse do të bëjmë rolin rojtarit për titullin kampion, por sigurisht që ekipi po tregon se ka karakterin e trajnerit të tij”- tha ish-administratori i deleguar i Milanit.

“Milani i sotëm është gdhendur nga Gattuso. Kjo grintë që ka tani Milani buron nga tekniku i tij”- shtoi më tej Galiani duke i thurur elozhe teknikut. Por në këtë deklaratë italiani ka përgëzuar edhe trajnerin e Napolit për punën e mirë që ai po bën. Një deklaratë e tillë nuk është pritur mirë nga tifozët e kuq e zinjve pasi Sarri aktualisht drejton një ekip kundërshtar.

“Atë e vlerësoj shumë. Isha shumë afër për ta marrë atë te Milani. Pastaj dihet se si është puna e fatit, si me disa zonjusha. U afrohesh shumë për t'i joshur, e pastaj nuk ia del. Sarri-n e kam ndjekur për shumë vite dhe ai është një trajner fantastik dhe bën që skuadrat e tij të luajnë mirë. Unë i ndaj trajnerët në dy kategori, ta që bëjnë që ekipet të luajnë mirë dhe ata që nuk ia arrijnë dot. Absolutisht që Sarri bën pjesë në kategorinë e parë”-përfundoi Galiani.

Article Logic
Execution time: 0.0032978057861328