INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Garë e ashpër midis skuadrave, shtatë ekipe luftojnë për dy vende në Ligën e Europës

Garë e ashpër midis skuadrave, shtatë ekipe luftojnë për dy vende në Ligën e Europës

Publikuar më: 15:04 20-03-2018

Kampionatet e futbollit në europë janë drejt fund dhe shumë ekipe i kanë siguruar vendet e tyre që synonin. Megjithatë ka dhe nga ato kampionate ku gara është ende e hapur për të fituar një vend në kupat e europës.

La Liga është një nga kampionatet më të forta në botë ku vitet e fundit ka pushtuar edhe futbollin botëror, por një rivalitet të madh ka edhe mbrenda kampionatit ku 7 ekipe luftojnë për dy vende që të dërgojnë në kupat e europës. Me Barcelonën që pothuajse e ka fituar kampionatin dhe me tre ekipet e Atletiko Madrid, Real Madrid dhe Valencia-s që plotësojnë 4 vendet e para që të çojnë në Champions League gara pothuajse është mbyllur.

Një garë tepër e fortë është për skuadrat që synojnë pjesmarrjen në Europa League. Villareal që mban vendin e 5-të dhe Sevilla që mban vendin e 6-të që të dërgojnë në europë nuk i kanë siguruar pjesmarrjen pasi kanë një diferencë shumë të vogël pikësh me ekipete tjera. Vetëm 6 pikë e ndajnë vendin e 5-të me vendin e 11 që mbahet nga Eibar i cili ka shance për të luftuar për një vend në europë . Ku kanë mbetur edhe 9 ndeshje për tu luajtur plot 7 skuadra luftojnë për dy vende duke bërë kështu një kampionat ku rivaliteti do të jetë deri në ndeshjen e fundit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033180713653564