INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetarët që i ndikojnë organet tretëse Ramës, komentohen nga Kryemadhi

Gazetarët që i ndikojnë organet tretëse Ramës, komentohen nga Kryemadhi

Publikuar më: 11:46 26-10-2017

Pas sulmit të djeshëm kundrejt gazetarëve, që Rama e vazhdoi edhe sot në një takim me biznesmenë duke thënë se takimet me gazetarët i ndikojnë në organet tretëse, ka reaguar ashpër Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Ajo tha se Edi Rama, i frikësuari më i madh në Shqipëri më kot përpiqet të intimidojë me mënyrën e tij të komunikimit prokurorinë apo median.

“Sharjet dhe fyerjet e tij për gazetarët edhe në qofshin përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga seanca e turpit që u zhvillua dje prapë janë shenjë e qartë e frikës së tij dhe banditëve me të cilët ndan pushtetin. Votat e krimit që blenë dje dhe përfshirjen e ish ministrit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nuk do të mundin kurrësesi të mposhtin vullnetin e një populli që po qeveriset nga mafia dhe rrezikon të shndërrohet në diktaturën e kanabisit,” shkruan në FB Kryetarja e LSI.

Article Logic
Execution time: 0.0037498474121094