Protestuesit e opozitës janë mbledhur sërish përpara Parlamentit, të pa frikësuar nga gazi.
Bashkë me ta qëndron dhe kryeu i PD Lulzim Basha, i cili thotë se do vazhdojnë të rezistojnë.
“Do vijojmë të qëndrojmë, qëllimi ynë është rrëzimi i Edi Ramës. Protesta vijon si të vendosin qytetarët. Të jemi dhe do ta shohim. Qëllimi i kësaj proteste të arrijë objektivin mbarëkombëtar, largimin e qeverisë Rama dhe zgjedhjet e parakohshme. Rrugë tjetër veç largimit të Ramës nuk ka”,- thotë ai për News 24.