INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Gjërat që po përpiqet t’iu thotë stomaku pas këtyre ushqimeve që konsumoni

Gjërat që po përpiqet t’iu thotë stomaku pas këtyre ushqimeve që konsumoni

Publikuar më: 14:23 13-06-2018

Është i tendosur, i fryrë, me dhimbje dhe ndoshta vjen edhe në formën e diarresë. Ja se sit a zbulojmë problemin dhe të gjejmë zgjidhjen për shqetësimet e stomakut.

Keni ngrënë sallatë dhe ndiheni mjaft të fryrë

Në këtë rast stomaku po ju thotë: Keni marrë një porcion tepër të madh. Sallatrat janë vërtet të shëndetshme për trupin. Furnizojnë trupin em fibra që ndihmojnë të pastroni organizmin. Por nëse e teproni me perimet dhe sallatrat,a to mund të hsfgaqin fryrje barku dhe gazra. Ndaj kufizoni sasinë që hani gjatë ditës. Konsumoni pak dhe shpesh.

Përpiquni të ushqeheni me një nga këto 13 ushqime për të lehtësuar fryrjen e barkut.

Kur hani mango

Duhet të mësoheni si ta shmangni ngrënien e shumë karbohidrateve në ushqime që kanë shumë gjasa të shkaktojnë telashe.

Sa iu përket frutave, bëni mirë të reduktoni mollët, dardhat, pjeshkët, qershitë, mango dhe shalqi. Bëni mirë të hani banane dhe  boronica.

Ju ka ndodhur të keni diarre pasi keni ngrënë një sanduiç me mish gjel deti?

Shumë njerëz nuk e kuptojnë se mund të jenë intolerantë ndaj laktozës. Ata vërtet nuk pinë qumësht por harrojnë se nësanduiçin e tyre mudn të kenë djathë dhe kjo është e mjaftueshme për të shkaktuar simptoma delikate.

Qumështi është intoleranca e lartë e ushqimit, ndaj nëse ju shkakton simpatomat e përmednura, ndaljeni për 4 javë dhe shikoni rezultatin.

Hani kos në mëngjes

Intoleranca e laktozës është e ndryshme tek të gjithë. Nëse gjeni se qumështi dhe akullorja ju lënë me një dhembje stomaku dhe vraponi për banjo, kosi grek është i mire.

"Ka njerëz që mund të tolerojnë lloje të ndryshme të qumështit dhe disa që nuk mund të hanë aspak", Kjo është arsyeja pse duhet t'i kushtoni vëmendje asaj që hani dhe simptomave tuaja.

Kur hani çamçakëz, ndjeni një ngërç në bark

Këtu ekzistojnë dy mundësi. Një, mund të gëlltisni ajrin ndërsa përtypni, gjë që në thelb ju fryn si një tullumbace. Dy-dhe që ka më shumë të ngjarë-është sheqeri artificial në çamçakëz që ju fryn.

Ëmbëlsirat artificiale nuk treten nga trupi juaj, gjë që lejon bakteret të ndërveprojnë me të dhe të formojnë më shumë ajër.

Ju djeg fyti

Gjeni ushqimet që ua shkaktojnë këtë.

Kjo është një simptomë e zbaticës së acidit, kusht që është aq i ndryshueshëm nga personi në person. Për shembull, ka ushqime klasike që shkaktojnë simptoma, si alkooli ose kafeina, ushqimi i yndyrshëm, çokollata, madje edhe karamele mente.

Keni diarre

Ju hëngrët diçka që thjesht nuk ua pranon stomak.

Nëse jeni të shëndetshëm dhe keni diarre për disa ditë ose një javë, është për t;u shqetësuar në përgjithësi.

"Kjo ndoshta është shkaktuar nga një virus ose helmim nga ushqimi. Por nëse keni diarre kronike ka më shumë gjasa që të jetë një intolerancë ushqimore, ose një gjendje mjekësore themelore si sëmundja e Crohn-it ose tiroide.

Keni dhimbje dhe djegie në stomak

Largoni Ibubrofen, naxproxen. Në mesin e njerëzve që kronikisht marrin ibuprofen, naproxen për të kontrolluar çështje si artriti ose dhimbje koke, një e katërta do të zhvillojë një ulçerë - një lëndim në stomakun tuaj ose pjesën e sipërme të zorrëve të vogla .

Gjithashtu mund të predispozojë sëmundje të refluksit gastroesophageal. Në këtë rast, bisedoni me mjekun .

Stomaku juaj po ndihet keq e më keq

Takoni urgjentisht mjekun. Ka disa simptoma alarmi-dhe kjo është njëra prej tyre. "Kjo nuk do të thotë se diçka e tmerrshme po ndodh me ju, por është një arsye për të takuar mjekun.

Simptoma të tjera të flamurit të kuq përfshijnë dhembjen që po bëhet më e fortë dhe e rëndë, humbje e papritur e peshës dhe gjak në jashtëqitje.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0014538764953613
    array(1) { ["section"]=> string(80) "gjerat-qe-po-perpiqet-t-iu-thote-stomaku-pas-ketyre-ushqimeve-qe-konsumoni-61610" }