INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjigandët e muzikës bojkotojnë çmimet Grammy! Ja për kë bëhet fjalë [FOTO]

Gjigandët e muzikës bojkotojnë çmimet Grammy! Ja për kë bëhet fjalë [FOTO]

Publikuar më: 10:03 31-01-2017

Mund të jetë çmimi më prestigjoz që një muzikant shpreson të arrijë, por tashmë Grammy-t e kanë të vështirë që edhe thjesht t’i bindin të nominuarit që të vijnë në ceremoni.

Burime pranë Daily Mail bëjnë me dije se muzikantë të klasit të parë si Kanye West, Justin Bieber dhe Drake po planifikojnë të gjithë që të bojkotojnë natën e madhe të 12 shkurtit. Pavarësisht se është nominuar për 4 çmime Grammy, bëhet me dije se Bieber nuk ka asnjë qëllim që të shkojë në spektaklin e këtij viti, madje po bën plane që të jetë diku tjetër në të njëjtën ditë. Burimet rrëfyen se artisti 22 vjeçar “nuk mendon se çmimet Grammy janë të rëndësishme apo përfaqësuese, veçanërisht kur vjen puna për këngëtarët e rinj”. Atij i janë bashkuar dhe Drake me Kanye West, të cilët kanë cituar të njëjtin problem me këtë event, dikur madhor, të muzikës.

garmbojk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019819736480713