INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjigandi Facebook vjen më dy risi të reja për të gjithë ju

Gjigandi Facebook vjen më dy risi të reja për të gjithë ju

Publikuar më: 18:49 19-02-2018

Sipas Digi Times, Facebook së shpejti do të lançojë dy risi që deri më tani nuk I kishit parë. Bëhet fjalë për Aloha-n dhe Fiona-ën, çfarë janë vallë këto dy risi?

Aloha dhe Fiona do të jenë dy folëset dhe dëgjueset e zgjuara. Kjo risi pritet të lançohet në korrik të 2018.

Sipas informacioneve të shpërndara në faqen Digi Times, Aloha dhe Fiona do të vijnë me ekranet e ndjeshme në prekje me diagonalet 15 inç dhe ofrojnë video dhe veçori të tjera të shumta të rrjeteve sociale.

Thuhet se modeli Aloha është me i sofistikuar se Fiona, pavarësisht se të dyja modelet janë dizajnuar nga laburatori hardwere i Facebook në Building 8, Aloha pritet të jetë më i shtrenjtë dhe mund të shitet nën emrin Portal. Thuhet se do të vijë me tiparin e njohjes së zërit dhe fytyrës për të identifikuar përdoruesit dhe do të ketë një kamerë frontale me një lente me kënd të gjerë.

Facebook thuhet gjithashtu se ka bërë partneritet me Sony dhe Universal Music për të përfshirë një lloj funksioni muzikor në pajisje.

Article Logic
Execution time: 0.0034201145172119