INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjiko i shkoi në shtëpi ta rrihte me ''papuqe Gucci'', Blunt tregon momentin. Tani dyshja sulmojnë keq Encën [FOTO]

Gjiko i shkoi në shtëpi ta rrihte me ''papuqe Gucci'', Blunt tregon momentin. Tani dyshja sulmojnë keq Encën [FOTO]

Publikuar më: 23:20 21-04-2018

Një përplasje e madhe nisi mes reperave të njohur kosovarë. Ishin dyshja Dj Blunt dhe Real 1 ata që e filluan duke postuar një seri videosh në Instastory ku kanë ofenduar rëndë Ledri Vulën dhe Gjikon. Ky I fundit bashke me Faton Shoshin postuan një video ku tregoni se ishin ndodheshin në shtëpinë e Bluntit dhe se reperi do e rrihte me ''papuqe Gucci''.

-640-0-5adba5009b0f2.jpg

U tha se Blunt nuk ja hapi derën, por i ftuar sot në “Xing me Ermalin” Blunt tregoi se Gjiko nuk ka shkuar fare tek shtëpia e tij.
“Ndoshta ka bërë shpërndarësin e picave me ndonjë derë tjetër, tek unë jo”, u shpreh Blunt.

Ndërkohë dy reperët u bënë pjesë e një loje, ku duhet të pinin pijet në studio nëse artisti i ka blerë klikimet e këngës që jepet në sfond. E para që u shfaq ishte Enca me këngën e shumëpërfolur “Dua”, videoklipi i të cilës ka arritur 8 milione klikime. Sapo nisi “Dua” e Encës, Blunt dhe Real 1 morën pijet për të treguar kështu se ajo i ka blerë klikimet. Siç duket reperët nuk shkojnë mirë as me Encën dhe nuk dihet ende si do reagojë këngëtarja pas kësaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037698745727539