INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditën efektivët e policisë me shkopinj dhe gurë, procedohen 20 protestuesit e dhunshëm

Goditën efektivët e policisë me shkopinj dhe gurë, procedohen 20 protestuesit e dhunshëm

Publikuar më: 10:07 27-05-2018

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka identifikuar protestuesit e dhunshëm gjatë protestës së opozitës, dje. Nga analizimi i pamjeve filmike ka rezultuar se një grup prej 20 personash kanë krijuar tension dhe kanë goditur efektivët e policisë me rrjetë hekuri, gurë dhe shkopinj tek Ministria e Brendshme dhe përballë Kryeministrisë. Protestuesit po procedohen në gjendje të lirë. Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se pjesëmarrësit në këtë miting janë proceduar për kundërshtim të punonjësve të policisë, shkelje të lejes për protestë si dhe goditje për shkak të detyrës. Nga incidentet e djeshme në protestën e opozitë mbetën të lënduar 11 efektiv policie dhe tre qytetarë që pas ndihmës mjekësore janë jashtë rrezikut për jetën.

Article Logic
Execution time: 0.0032880306243896