INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditet klani ‘Casamonica’, 8 vilat luksoze që do të shemben në Romë [VIDEO]

Goditet klani ‘Casamonica’, 8 vilat luksoze që do të shemben në Romë [VIDEO]

Publikuar më: 18:38 20-11-2018

Një mega-operacion policor ka nisur në Romë për goditjen e klanit “Casamonica”, të cilit do t’i shkatërrohen 8 vila luksoze në periferinë lindore të kryeqytetit, të ngritura në mënyrë të paligjshme. “Casamonica” është organizatë kriminale që ka vepruar prej vitesh në Romë.

Pas njoftimit nga kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi, e cila ishte e pranishme në vendngjarje, qindra forca policie ndërhyën duke nxjerrë nga shtëpitë përrallore rreth 35-40 persona, duke përfshirë disa të mitur.

Kryebashkiakja Raggi që ishte e pranishme në operacionet e dëbimit, u ofendua nga disa banorë të shtëpive të paligjshme.

Ndërkohë, brenda vilave kishte tavane të pikturuara, perde ari, dy statuja tigri dhe një kalë të veshur në ar, por edhe drogë. “Në vila gjetëm orendi të kushtueshme, shumë luksoze”, tha Di Maggio.

Operacioni për prishjen e vilave luksoze do të zgjasë një muaj dhe fillimisht do të ketë një fazë çlirimi dhe heqje të mallrave shtëpiake. Pastaj çdo pronë do të bëhet e papërdorshme me një prishje të shënjestruar. Zona ku janë ndërtuar vilat është subjekt i kufizimeve arkeologjike, peizazhore dhe hekurudhore.

“Këto shtëpi kanë qenë këtu për 30 vjet, të kryera në shkelje flagrante të kodeve të ndërtimit, mbrojtjen e peizazhit, hekurudhave dhe zonave arkeologjike. Disa shtëpi kanë përfshirë edhe pjesët e tërësishme të ujësjellësit”, thanë autoritetet.

Ndërkohë ministri i Ekonomisë dhe lideri i “5 Yjeve”, Luigi Di Maio ka vlerësuar hapin e ndërmarrë nga Bashkia e Romës.

“Shkatërrimi i shtëpive të Casamonica nuk është vetëm një aksion simbolik. Ky është një akt themelor për të filluar për të çliruar Romën nga organizatat kriminale që krijuan Mafian Capitale. Është hera e parë në histori që bëhet diçka e tillë”, shkroi ai në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0029280185699463