INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Goditje finale për call center-at në Shqipëri! Masë e re në Itali…[VIDEO]

Publikuar më: 13:00 29-10-2018

Call-center në Shqipëri do të marrë goditjen finale. Italia ka nxjerrë masa të reja në lidhje me thirrjet brenda territorit të saj. TGcom 24 shkruan se italianët janë mërzitur dhe stresuar nga thirrjet e shpeshta telefonike që vijnë nga call center-a të ndryshëm dhe jashtë kufijve të Italisë. Për këtë arsye është vendosur që të vendoset një kufi. Së shpejti thirrjet komerciale duhet të kenë prefiksin 0844 dhe vetëm numrat që do të telefonojnë familjeve të ndryshme më këtë prefiks do të hapen nga italianët.

Ky sistem i ri do të jetë plotësisht funksional brenda dy muajve. Kjo është një arsye e fortë që do pengojë punonjësit e call center në Shqipëri që të shesin produket online. Me shumë të ngjarë mungesa e fitimeve do detyrojë bosat e kompanive call - center të mbyllin shumë nga këto sipërmarrje, që janë ndër burimet kryesorë të punësimit të të rinjve shqiptarë. Kujtojmë këtu që shumica e call center-ave që operojnë në vendin tonë dhe që kanë dhe numrin më të lartë të të punësuarve, janë italianë. Kështu që një grup i madh të rinjsh shqiptarë do ta nisin 2019 si të papunë. E janë jo pak,po mbi 20 mijë që punojnë në call center dhe më shumë se gjysma në kompani italiane.

Article Logic
Execution time: 0.0036108493804932