INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Google mbyll zyrtarisht shërbimin në Mars. Revoltohen përdoruesit

Google mbyll zyrtarisht shërbimin në Mars. Revoltohen përdoruesit

Publikuar më: 11:54 06-12-2018

Google ka njoftuar zyrtarisht se është duke mbyllur Allo, duke i dhënë fund edhe një eksperimenti të dështuar të Google chat app. Lajmi nuk është aspak befasues, pasi Google ka ndalur tashmë investimet në Allo qe në prill. Në atë kohë, kreu i grupit të komunikimit në Google, Anil Sabharwal, vuri në dukje se Allo në tërësi nuk ka arritur nivelin e tërheqjes që kishim shpresuar.

Instagram Banner


Allo do të vazhdojë të punojë deri në mars 2019, thotë Google, dhe përdoruesit do të jenë në gjendje të eksportojnë historinë e tyre të bisedës deri atëherë.
Koha për mbylljen në pritje të Allo është veçanërisht e përshtatshme, duke pasur parasysh se Verizon do të nisë zyrtarisht RCS Chat në Pixel 3 dhe 3 XL më 6 dhjetor. RCS Chat do të mund t'i japë Google ,konkurrentin e iMessage që ka kërkuar në Android gjatë gjithë këtyre viteve, megjithëse përmes një shërbimi që në të vërtetë nuk do të drejtohet nga Google .

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se RCS Chat nuk është e njëjta gjë si Hangouts Chat i Google, versioni i ri i markës së Google Hangouts i projektuar për përdoruesit e ndërmarrjes që përfundimisht do të zëvendësojë përvojën klasike të Hangouts me diçka që duket e ngjashme me shërbimet si Slack. Google thotë se Hangouts Chat dhe Meet,per video të dy do të jenë në dispozicion të përdoruesve ekzistues shumë shpejt.

©insmart.al
Article Logic
Execution time: 0.0035867691040039