INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Google më në fund sjell ndryshimin e shumëpritur

Google më në fund sjell ndryshimin e shumëpritur

Publikuar më: 11:18 11-11-2018

Aktualisht gjatë procesit të azhurnimit të aplikacioneve të Android dhe iOS, përdorimi është bllokuar për të lejuar Play Store dhe App Store të mbivendosin skedarët.

Kompania Mountain View ka njoftuar futjen e një API të ri për Android që do të lejojë përdoruesit të vazhdojnë të përdorin aplikacionin, ndërsa përditësimi shkarkohet në sfond. Nga ana tjetër, në rast të përditësimeve të rëndësishme dhe kritike, do të jetë e mundur që ato të fillojnë direkt nga aplikacioni.

Njoftimi erdhi gjatë takimit vjetor Android Dev, gjatë të cilit u prezantua edhe mbështetja për ekranet e palosshme. API do t'u ofrojë zhvilluesve disa mundësi për të menaxhuar proceset e përditësimit në mënyrën më të mirë të mundshme.

Instagram Banner

I pari është ai aktual: përdorimi i aplikacionit është bllokuar deri sa të përfundojë shkarkimi dhe instalimi i përditësimit. Ky opsion rekomandohet për përditësime të mëdha që duhet të instalohen menjëherë si arna kritike të sigurisë, rregullimet e gabimeve dhe të ngjashme

Opsioni i dytë është quajtur Update fleksibël dhe nëse aktivizohet, lejon përdoruesit të vazhdojnë të përdorin një aplikacion ndërsa përditësimi është duke u shkarkuar. Zhvilluesit gjithashtu do të jenë në gjendje të personalizojnë instalimin e përditësimeve dhe të gjithë procesin për ta bërë atë të duket si pjesë e aplikacionit.

API i ri fillimisht do të jetë i disponueshëm vetëm për zhvilluesit e Android që morën pjesë në programin beta, si partnerët më të rëndësishëm. Google nuk ka zbuluar ende datën e nisjes për publikun, por ka njoftuar se nuk mungon shumë.
©insmart.al

Article Logic
Execution time: 0.0026130676269531