INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja në Rinas/ Krimet e Rënda kërkesë për të mësuar shumën e grabitur

Grabitja në Rinas/ Krimet e Rënda kërkesë për të mësuar shumën e grabitur

Publikuar më: 18:03 18-04-2019

Teksa ende nuk ka një shifër zyrtare lidhur me shumën e parave të grabitura në aeroportin e Rinasit me 9 prill të këtij vitit, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka bërë kërkesë 3 bankave të deklarojnë kapitalin që kanë humbur.

Kërkesa për deklarimin e parave të grabitura iu është dërguar edhe kompanisë së transportit.

Më herët në Kuvend Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i pyetur për këtë çështje nga deputeti Myslym Murrizi, tha se shuma grabitur në Rinas është mbi 5 milionë euro.

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107