INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja SPEKTAKOLARE në Rinas, shkarkohet drejtori i Aviacionit Civil

Grabitja SPEKTAKOLARE në Rinas, shkarkohet drejtori i Aviacionit Civil

Publikuar më: 14:55 18-04-2019

Pas grabitjes së bujshme në Rinas, të miliona eurove direkt nga barku i avionit, shkarkohet drejtori i Aviacionit Civil, Krislen Keri.

Keri u zgjodh në krye të Aviacionit Civil në nëntor të 2017-ës dhe u lakua jo pak mediatikisht, shkruan newsbomb.al.

Keri më herët ka punuar në kabinetin e ish-ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto, megjithëse krahas këtij pozicioni, mbajti edhe detyrën e shefit të projekteve në këtë ministri për tri vite.

Ndërkohë për grabitjen e Rinasit, nuk është hetuar ende asnjë zyrtar dhe e gjitha ka përfunduar me vrasjen e një prej grabitësve, Admir Murataj, ndërkohë që të tjerët janë në kërkim, bashkë me milionat e eurove.

Article Logic
Execution time: 0.0036418437957764