INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia do zgjerojë kufirin, Kotzias shpjegon sa ndryshojnë ujërat territorialë

Greqia do zgjerojë kufirin, Kotzias shpjegon sa ndryshojnë ujërat territorialë

Publikuar më: 11:44 20-10-2018

Greqia është gati të zgjerojë ujërat e saj territorialë në krahun perëndimor, nga 6 në 12 milje detare.

Ky është njoftimi i ish-ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i dhënë këtë të shtunë gjatë ceremonisë së dorëzimit të portofolit ministror te kryeministri Alexis Tsipras.

Njoftimi në fakt, zgjeron zonën detare nga ishujt Diapontia, një grup ishujsh të vegjël në detin Jon, deri në Antikythera, një ishull që shtrihet mes Peloponezit dhe Kretës.

“Ky është një zgjerim i rëndësishëm politik i sovranitetit të vendit" tha Kotzias, duke shtuar se dekretet presidenciale janë gati.

Gjithashtu, ai nënvizoi se shtrirja e ujërave territoriale do të thotë "për të gjithë miqtë dhe aleatët tanë për çdo aktivitet ekonomik apo diçka tjetër brenda ujërave territoriale, duhet të kërkojnë leje nga ne, dhe paguajnë çmimin që secila marrëveshje do të japë.

Në veçanti, ish ministri iu referua hapave të rëndësishme të marra për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Shqipërinë, nomenklaturë me Maqedoninë, por edhe në ndryshimin e agjendës së Qipros.

Kotzias dha dorëheqjen këtë javë për shkak të mosmarrëveshjeve me kreun e partnerit në koalicionin e qeverisë së majtë, njëkohësisht ministër i Mbrojtjes, Panos Kammenos.

Rolin e ministrit të Jashtëm tashmë do ta mbajë kryeministri Tsipras të paktën derisa të mbyllet marrëveshja e Prespës, e cila parashikon arritjen e një dakortësie për emrin e Maqedonisë e cila votoi ndryshimet kushtetuese lidhur me këtë çështje.

Article Logic
Execution time: 0.0029830932617188