INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia ia bën të qartë Erdoganit: Nuk do ketë asnjë rishikim të marrëveshjes për kufijtë

Greqia ia bën të qartë Erdoganit: Nuk do ketë asnjë rishikim të marrëveshjes për kufijtë

Publikuar më: 12:52 07-12-2017

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos përjashtoi të enjten mundësinë e rishikimit të traktatit ndërkombëtar që përcakton kufijtë e Greqisë dhe Turqisë. "Traktati i Lozanës përcakton territorin dhe sovranitetin e Greqisë dhe të Bashkimit Evropian dhe ky traktat për ne nuk mund të negociohet. "Nuk ka defekte, nuk ka nevojë të rishikohet, ose të azhurnohet", tha Pavlopulos gjatë një takimi me Presidentin turk, Tayyip Erdogan, në takim e mbajtur mes dy presidentëve në vizitën zyrtare dy ditore që Erdogan po mban në Athinë. Në një intervistë dhënë gazetës Kathimerini, Erdogan sugjeroi një rishikim të Traktatit të 1923-ës të Lozanës, i cili krijoi kufijtë e Turqisë moderne. Në komentet për Pavlopulos, Erdogan tha se kishte disa detaje në Traktatin e Lozanës të cilat nuk janë të qarta.

Article Logic
Execution time: 0.0045268535614014