INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Guardiola “thyen” Mourinhon në shtëpi, Manchester City vendos këtë rekord

Guardiola “thyen” Mourinhon në shtëpi, Manchester City vendos këtë rekord

Publikuar më: 20:20 10-12-2017

Derbi i Manchesterit i dhuroi të gjitha pasditen e sotme, por në fund triumfuan “citizens” me rezultatin 1-2.
Ekipi i drejtuar nga Guardiola dominoi në pjesën e parë duke krijuar shumë mundësi shënimi , por portieri De Gea bën disa herë mrekullinë me pritjet e tij ndaj Sane dhe De Bruyne. David Silva kaloi për herë të parë në avantazh Manchester City-n ndërkohë që United reagoi menjëherë duke gjetur vetëm pas dy minutash golin e barazimit në fundin e pjesës së parë me anë të talentit Rashford .
Fraksioni i dytë i ndeshjes nisi sërish me dominimin e ekipit të Guardiolës që gjen golin e avantazhit me Otamendin që përfiton falë një gabimi fatal të Lukakut brenda zonës. 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt, portieri Ederson bëri mrekullinë duke ndalur në dy raste Lukakun dhe Matën. Bernado Silva në kohën shtesë humbet një shans të artë përballë De Geas.
Pas kësaj fitoreje, Siti mban kreun e renditjes me 46 pikë, 11 më shumë se United Ekipi i Guardiolës vendos edhe një rekord me 14 fitore radhazi në kampionat.

Article Logic
Execution time: 0.0028798580169678