INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Guidë zakonore, turistike dhe historike! ''Tirana - Mahnia'' dhuratë për festat nga Rezarta Delisula[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 13:39 27-11-2018

Gazetarja Rezarta Delisula pas një pune 20 vjeçare ka gati një dhuratë në këto ditë festash, jo vetëm për tiranasit, por për gjithë shqiptarët përfshirë dhe emigrantët. Ajo vjen për lexuesit me botimin Tirana - Mahnia, të cilin ka zgjedhur ta prezantojë vetë përpara familjarëve dhe miqve më të ngushtë. Ky libër mbart vlera historike të mirëfillta, ku përfshihet Tirana e viteve të mëparëshme dhe kjo e sotmja.

“Është një ditë speciale për mua dhe për Tiranën. Ky është një libër guidë zakonore, turistike, historike dhe arkitektonike për Tiranën.
Pse Tirana-Mahnia? Është një lojë fjalësh mes manisë dhe mahnitjes,” tha gazetarja Delisula
Jo pa qëllim Delisula këtë botim e ka sjellë në dy gjuhë. Ajo ka menduar dhe për shqiptarët e lindur jashtë vendit.
“Është dhe për fëmijët e emigrantëve që kanë humbur gjuhën, ndaj është mirë të mos humbin historinë,” sqaroi Rezarta Delisula.
Ndërsa Bashkia e Tiranës i dedikoi Rezarta Delisulës një surprizë mirënjohjeje, që e bëri të emocionohej shumë. “Bashkia e Tiranës i jep titullin: Mirënjohja e qytetit të Tiranës për pasqyrimin e vlerave,” tha nënkryetari i Bashkisë Andi Seferi.

rez_1ok.jpg

bashkia_cmimok.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0031619071960449