INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habit eurodeputeti qipriot, lexon në mënyrë ironike fjalën e Ramës në Kosovë

Habit eurodeputeti qipriot, lexon në mënyrë ironike fjalën e Ramës në Kosovë

Publikuar më: 15:53 27-11-2018

Eurodeputeti qipriot Takis Hadjigeorgiou ironikisht ka lexuar në Parlamentin Europian fjalën e Kryeministrit Rama mbajtur dje në Kosovë.
Rama tha ai foli për “Bashkimin Shqipëri-Kosovë në 2025” dhe “qëndrimin me dy fytyra të Serbisë”.

Eurodeputeti qipriot ia ka kërkuar Taulant Ballës sqarime në takimin e nivelit të lartë që po zhvillohet në PE.
Ndërkaq Balla i është kundërpërgjigjur duke thënë Serbia duhet të çlirohet nga komplekset e vjetra ballkanike dhe duhet të pranojë realitetin e ri të pakthyeshëm dhe të njohë pavaresinë e Kosovës.

Po nuk e la me kaq Balla i ka kërkuar shpjegime eurodeputetit qipriot lidhur me deputeten Eleni Theocharous e cila mori pjesë në varrimin e ekstremistit grek Kaçifas dhe u shpall non grata nga vendi ynë.

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215