INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HAHA! Dua Lipa këndoi në SHQIP këngën e Nora Istrefit por shihni si e ndryshoi tekstin dhe doli shumë gallatë [VIDEO]

HAHA! Dua Lipa këndoi në SHQIP këngën e Nora Istrefit por shihni si e ndryshoi tekstin dhe doli shumë gallatë [VIDEO]

Publikuar më: 17:14 12-08-2018

Gjatë gjithë këtyre ditëve kemi ndjekur pothuajse çdo lëvizje të Dua Lipës në Prishtinë për Sunny Hill Festival. Jo nuk jemi “stalkers” por videot e saj teksa kërcen, këndon dhe suporton artistët shqiptarë na argëtojnë pa masë.

Dhe kështu ka ndodhur dhe në një prej videove që ajo ka postuar në Instagram stories.

Teksa ndodhet pranë skenës gjatë perfomancës së Gjikos, ajo ka filluar të këndojë së bashku me të dashurin e saj “Gabime”, hitin e Nora Istrefit me Gjikon.
Por ajo çka na ka shkrirë të gjithëve së qeshuri, ka qenë ndryshimi në tekst që Dua i ka bërë këngës.

Në vend të “Bona gabime” së bashku me të dahsurin ajo thotë “Bona pite”, duke e shoqëruar videon me shkrimin “I want some pite” (Dua ca pite).

Duket se Dua dhe i dashuri i saj e kanë shijuar pa fund Sunny Hill dhe vizitën e tyre në Kosovë.

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055