INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hahn: Besojmë në hapjen e negociatave BE-Maqedoni

Hahn: Besojmë në hapjen e negociatave BE-Maqedoni

Publikuar më: 11:57 14-06-2018
Eurokomisioneri për Zgjerim dhe Politikë të Mirë Fqinjësore Johanes Hahn është i bindur se Këshilli i BE-së këtë muaj do t’i caktojë Maqedonisë një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim.
Gjatë një interviste Hahn foli për pritëshmëritë që ai ka nga Këshilli i BE-së. Eurokomisioneri po informohet nëse ekzistojnë rreziqe që vendi të mos fitojë një datë për negociatat, për përpjekjet e KE-së që t’i bindë vendet anëtare, të cilat e kundërshtojnë këtë proces, por edhe për gjendjen e brendshme politike në vend pas publikimit të marrëveshjes me Greqinë.
 “E dini, në politikë nuk mund të mendoni se do të zgjidhen të gjitha çështjet e mëdha gjatë periudhës që ju drejtoni, ndërsa ky është padyshim çështje e madhe. Nëse e shohim si ishte situata në vend në vitin 2015 dhe si është tani, tre vjet, shumë kohë kaloi dhe gjithçka ka ndryshuar për mirë. Pres, nëse e gjitha kjo tani është nënshkruar dhe dakorduar,(bëhet fjalë për marrëveshjen) se do të ketë impakt në konkluzionet e Këshillit dhe pres që pas rekomandimit për negociatat të fillojnë përgatitjet për fillimin e tyre. Gjithmonë jam shumë i kujdesshëm kur duhet të premtohet diçka, por kam shumë, shumë parandjenjë të mirë. Zakonisht mund t’u besoj ndjenjave të mia’’-ka pohuar Hahn.
Ndërsa i pyetur se kur Maqedonia do të presë fillimin e bisedimeve me BE-në Hahn tha:
“Nëse marrim dritë jeshile, do të fokusohemi në metodologjinë tonë të re, do të fillojmë me kapitujt 23 dhe 24, të cilët kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Fillimi i këtij procesi për ekzaminim do të merret me vlerësimin e gjendjes me sundimin e ligjit dhe në bazë të asaj do propozojmë përcaktues për hapjen e kapitullit".
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.00400710105896