INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hahn në Tiranë për integrimin, takohet me Metën dhe Ramën

Hahn në Tiranë për integrimin, takohet me Metën dhe Ramën

Publikuar më: 17:12 16-07-2018

Komisioneri për Zgjerim në BE do të nisë këtë të martë takimet me zyrtarët e Shqipërisë dhe Shkupit, ku në axhendën e diskutimeve do të jetë procesi i hapjes së negociatave.
Johanes Hahn nga samiti i Ballkanit Perëndimor njoftoi se nga data 17 korrik do të nisë një tur ballkanik që nis me Shkupin pastaj me Tiranën. Gjatë vizitës do të sqarojë hapat që duhen ndërmarrë për procesin ‘scrining’ për Shqipërinë dhe Maqedoninë, e cila do të shërbejë si një sfidë përgatitore për hapjen e negociatave në qershor 2019.
Në Tiranë eurokomisioneri Hahn do të takohet me Presidentin Meta, me kryeministrin Rama si dhe me përfaqësues të tjerë të qeverisë.
Në deklaratën e dhënë për mediat nuk janë parashikuar takime me përfaqësues të opozitës, por siç u shpreh gjatë konferencës në Bruksel diskutimi me ta do të zhvillohet vetëm nëse do të ketë hapësirë në orare. Hahn ka bërë të qartë se Shqipëria do të vijojë zbatimin e reformave dhe me plotësimin e 5 prioriteteve për të marrë përgjigje pozitive në lidhje me negociatat. Gjithashtu eurokomisioneri në lidhje me marrëveshjen e Shqipërisë dhe Greqisë ishte i prerë në deklaratat e tij që BE nuk do t'i hapë dyert asnjë vendi që ka probleme me fqinjët.

Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729