INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hajdutët zbrazin Apple Store në pak sekonda[VIDEO]

Hajdutët zbrazin Apple Store në pak sekonda[VIDEO]

Publikuar më: 10:59 12-07-2018

Grabitjet janë diçka që nuk ndodhin shpesh ndërsa ne jemi në dyqan duke bërë pazarin. Në vendet e zhvilluar si SHBA ky fenomen është mjaft i rrallë, por ja që ka ndodhur.

Në një Apple Store në qytetin Fresno të Kalifornisë, një grup hajdutësh menaxhuan që të zbraznin vitrinën e dyqanit nderkohe qe klientë të tjerë ishin aty per tjeter qëllim, te shpenzonin. Roja i biznesit u përpoq që të ndalonte grabitjen, por ama nuk ia arriti qëllimit.  Vlera e pajisjeve tëvjedhura vlerësohet të jetë rreth 27 mijë dollarë.


Policia ka deklaruar që pas këtij akti kriminal qëndrojnë 5 meshkuj të moshave 16 deri në 18 vjeç. Raportohet që asnjëri prej tyre s'ka qenë i armatosu, por ama nëpërmjet dhunës fizike kanë kaluar rojen.

Të dyshuarit janë shpallur në kërkim dhe mendohet që kjo nuk është grabitja e tyre e parë. Policia po heton pamjet e kamerave të sigurisë dhe sapo të identifikohen autorët do të lëshohet dhe urdhër arresti për ta.

Për më tepër ja ku keni dhe pamjet e kapura nga kamerat në momentin e grabitjes:

Article Logic
Execution time: 0.0032358169555664