INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapet debat në rrjetet sociale/ 41-vjeçarja, si të mos besosh tek Zoti, kur në Katedrale e Parisit shpëtuan këto…[FOTO]

Hapet debat në rrjetet sociale/ 41-vjeçarja, si të mos besosh tek Zoti, kur në Katedrale e Parisit shpëtuan këto…[FOTO]

Publikuar më: 16:12 18-04-2019

Pas zjarrit në Katedralen e Parisit, një grua 41-vjeçare ka postuar një fotografi në twitter, e cila ka ngjallur shumë reagime.

Në postimin e saj gruaja Kaylee Crain ka shkruar:
‘Pas të gjithë shkatërrimit dhe asaj që ngeli pas në Notre-Dame, kryqi dhe statuja e Jesuzit mbetën të paprekshme. Ju lutem me shpjegoni se si nuk besoni tek zoti pas kësaj’.
Gruaja e shoqëroi këtë me një fotografi të kryqit të artë.
Shumë i janë pergjigjur duke thënë se ari nuk preket nga zjarri, pasi duhet te ketë më shumë se 1000 gradë Celcius temperaturë. Madje shumë të tjerë kanë bërë ironi duke thënë se dhe tullat nuk u prekën kështu që tani tullat duhet te kenë një fe me vete.

kay.png

grau.png

bra.png

gru1.png

Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059