INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Hapja e negociatave. Basha jep lajmin e mirë nga Berlini

Hapja e negociatave. Basha jep lajmin e mirë nga Berlini

Publikuar më: 16:52 16-04-2018

Një ditë përpara vendimit të Komisionit Europian Lulzim Basha ndodhet në Berlin, nga ku ka dhënë dhe lajmin pozitiv për vendin tonë. Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një video live në facebook ka komunikuar sot se opozita ka marre “mbështetjen e grupit CDU-CSU ne parlamentin gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë, vendim qe do merret pas rekomandimit te Komisionit Evropian”.

Lulzim Basha:
“Kemi kërkuar mbështetjen, për shqiptarët në një ëndërr për anëtarësimin e vendit por dhe si një përpjekje të shtuar për të plotësuar kriteret e paplotësuara në luftën kundër krimit të organizuar, reformën në drejtësi, reformën e administratës, respektimin e të drejtave të njeriut të nëpërkëmbura siç e tregoi rasti i fundit i Kukësit. Të gjitha këto janë shqetësime të thella për partnerët tanë, janë arsye të mëdha për të dyshuar ndaj këtu në emër të PD i kemi garantuar ta shohin si një proces që mundëson vazhdimin e betejës për të çmontuar kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për të çmontuar narkoshtetin si një problem jetik për Shqipërinë, për të vendosur politikanët e korruptuar para drejtësisë, për të kthyer konkurrencën, për të çliruar ekonominë nga monopolet dhe oligarkia, pra përmes hapjes së negociatave kemi kërkuar qe të fuqizojmë betejën tonë si opozitë për një Shqipëri të çliruar nga padrejtësia, nga përqendrimi i pushtetit në një dorë të vetme. Diskutimi i parë sot në Bundestag ka shkuar shumë mirë”.

Article Logic
Execution time: 0.00136399269104
array(1) { ["section"]=> string(61) "hapja-e-negociatave-basha-jep-lajmin-e-mire-nga-berlini-55409" }