INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj kërkesë për Ramën: Do e kisha lut të rri në përgjegjësi të veta

Haradinaj kërkesë për Ramën: Do e kisha lut të rri në përgjegjësi të veta

Publikuar më: 15:44 13-02-2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka artikuluar një kërkesë për kreun e qeverisë shqiptare. Në një intervistë për “Klan Kosova” Haradinaj është shprehur se Rama është përgjegjës vetëm për Shqipërinë. “Do e kisha lut zotin Rama të rri në përgjegjësi të veta. Ai kur t’i kërkojmë ndihmë le të na ndihmojë por përgjegjësia e tij është Shqipëria. Mos t’i jap vetes ngarkesë shumë, se edhe ne jemi këtu”, tha ai.

Ndërkohë, kreu i qeverisë së Kosovës ka folur edhe për artikulimin e kryeministrit Rama për ndryshim kufijsh në Ballkan. “Nëse në Bruksel janë të bindur që zoti Rama po favorizon përmes Haxhiut, përmes Presidentit tonë apo përmes Vuçiçit një opsion të ndarjeve të kufijve, si mendon ky me i hap negociatat me Brukselin, si mendon të krijojë raporte të besueshme me Berlinin, si mendon ky të vendosë Shqipërinë në një plan të mirë, si mendojmë ne me e vendos Kosovën në plan të mirë me BE. Aktualisht lidershipi i Shqipërisë dhe lidershipi i Kosovës ndodhen në pozita të kundërta me pozicionin e BE për Ballkanin”, tha Haradinaj.

Article Logic
Execution time: 0.003687858581543