INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harrojeni ''Bon Bon'' dhe ''Të ka lali shpirt''! Kjo këngë shqiptare po bën namin dhe po e dëgjon e gjithë bota! [VIDEO]

Harrojeni ''Bon Bon'' dhe ''Të ka lali shpirt''! Kjo këngë shqiptare po bën namin dhe po e dëgjon e gjithë bota! [VIDEO]

Publikuar më: 14:48 02-06-2019

Youtube vazhdon të mbetet një prej platformave matëse të suksesit të projekteve muzikore. Të blera apo të merituara, kjo vazhdon të jetë diskutim i gjatë e pa përgjigje, por që janë referencë, këtë s’mund ta mohojë askush.

E me këto shifra marramendëse, projektet e artistëve shqiptarë po bëjnë namin nëpër botë duke konkurruar kështu edhe artistët ndërkombëtarë. Kënga shqiptare më e klikuar në Youtube aktualisht është “Bon Bon” e Era Istrefit me rreth 668 milionë klikme, ndërsa pas saj vjen “Të ka lali shpirt”, bashkëpunimi i Silva Gunbardhit me Mandin dhe Dafin.

Por siç duket këta të fundit duhet të “tremben” pasi një këngë tjetër po ecën me ritme të frikshme.

Bëhet fjalë për këngën që po e dëgjojmë kudo, në të gjitha ambientet, pikërisht “Zemër”, bashkëpunimin mes Dhurata Dorës dhe reperit algjerian Soolking,

Jo për çudi ka thyer rekorde klikimesh duke u kthyer në një ndër këngët shqiptare më të dëgjuara në Youtube. Kënga ka më pak se dy muaj që është publikuar (saktësisht më 19 prill) dhe deri tani numëron rreth 103 milionë klikime.

“Ju faleminderit 100 milionë herë. Është arritja më e madhe në karrierën time. Jam e lumtur dhe shumë mirënjohëse”, ka shkruar Dhurata, duke falënderuar ekipin e saj që punoi për këngën.

Article Logic
Execution time: 0.0040969848632812