INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Harrojeni ''Rinën e Feros''! Prisni se nuk keni parë gjë akoma! Kjo repere shqiptare do ju lërë pa fjalë [VIDEO]

Harrojeni ''Rinën e Feros''! Prisni se nuk keni parë gjë akoma! Kjo repere shqiptare do ju lërë pa fjalë [VIDEO]

Publikuar më: 20:14 11-05-2018

Fero është kthyer në një ndër reperët më të komentuar në vend dhe shkak për këtë është bërë pikërisht stili i tij i veçantë në të repuar... të paktën kështu janë shprehur komentuesit apo fansat e tij në rrjetet sociale.

Kënga me të cilën mori vëmendjen e publikut është hiti “Gang Gang” i cili brenda një kohë shumë të shkurtër u bë objekt shakaje, por edhe tallje për një numër të madh personash.

Reperi gjithashtu është komentuar edhe për bashkëpunimin e tij të fundit më reperen Rina... një bashkëpunim interesant deri diku, i cili u prit goxha mirë nga audienca.

Titulli i këngës quhet “Ska konkurenc”, por pas kësaj që do ju tregoj tani me siguri do ndryshoni mendje.

Ndoshta nuk e kishit dëgjuar më parë, por është edhe një vajzë tjetër shumë e talentuar në Shqipëri e cila këndon rep, pavarësisht se nuk është shumë e njohur për publikun. Me siguri pasi t’i dëgjoni këngët e saj do e kuptoni se “Rina e Feros” nuk ka asgjë më shumë.

Bëhet fjalë për Ridën... një repere shumë e talentuar e cila ka kënduar disa këngë shumë interesante solo, por edhe në bashkëpunim me reperin “Klevi ABG’s”.

“R1DA” është emri i artit ndërsa “ABG” labeli në të cilin bën pjesë reperja. Fillimet e saj Rida i ka në vitin 2016 me këngën “Shqipe Me Hate”, por pasionin e saj për repin e ka vazhduar dhe tani është gati për tregun muzikor... pse jo edhe për të “garuar” me reperet e tjera shqiptare.

Disa këngë mjaft interesante solo të reperes “R1DA ABG”, janë “Si Kthehem” dhe “Çik”, është për t’u thënë se këto këngë janë mjaft ritmike dhe të shkruara bukur sa i përket pjesës artistike të tekstit.

Pasioni i saj për repin ka lindur që në moshë shumë të re, “Një pasion që nisi me ‘doza’ të vogla duke u zhvilluar në pak rreshta dhe që tani po merr jetë në tekste të plota për publikun”, është shprehur reperja e re për intv.al.

Edhe pse e re në tregun muzikorë Shqiptar, bashkëpunimi i saj i fundit me reperin “Klevi ABG”, i cili titullohet “Chilling” i ka të gjitha premisat e mundshme që të konkurrojë më së mirë me këngët e reperëve të tjerë të famshëm.

Thjeshtësia është përsosmëria e fundit dhe "R1DA" na ka treguar me thjeshtësinë e saj se di, si të sjelli rep cilësor për publikun!/INTv/

Punoi: Elton CARA

Article Logic
Execution time: 0.00084614753723145
array(1) { ["section"]=> string(108) "harrojeni-rinen-e-feros-prisni-se-nuk-keni-pare-gje-akoma-kjo-repere-shqiptare-do-ju-lere-pa-fjale-vid-58083" }