INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Hashash, që në klasë të 9! Ndikojnë performanca në shkollë e statusi familjar...[VIDEO]

Publikuar më: 12:08 22-11-2017

Sa më pak i arsimuar të jesh aq më lehtë mund të bëhesh preh e veseve. E ky është rasti i adoleshentëve në Tiranë, të cilët rezultojnë përdoruesit më të mëdhenj të hashashit e më tej dhe të kokainës. Kjo situatë është e ngashme dhe në rrethet e mëdha të vendi. Të dhënat tronditëse janë publikuar në një raport të ISHP, si pjesë e Projektit Europian të Shkollave për Alkoolin dhe Drogat e Tjera, që realizohet një herë në katër vjet.
Në studim janë përfshirë nxënësit e 197 klasave të 9 dhe të 10. E konsumuesit e drograve lidhen shumë me performancën në shkollë. Nxënësit me mesatare notash të larta e përdorin më pak hashashin, rreth 4.3% e tyre kanë thënë po. Ndërsa pjesa më e madhe rreth 20.1% janë nxënës me nota mesatare 5. Një tjetër problem që nxjerr në pah raporti lidhet e me faktin se përdorimi narkotikëve varet e nga statusi familjar i nxënësve. Pra kur mungon vëmendja e prindërve veset shtohen.
Adoleshentët që jetojnë me njërin nga prindërit biologjik ose me dy, ku njëri është biologjik dhe tjetri njerk, kishin përdorim më të lartë të kanabisit se ata që jetonin me të dy prindërit biologjik. Përkatësisht 8.3% me 5.9 % .

Article Logic
Execution time: 0.0036671161651611