INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Helmimi i 60 nxënësve, reagon PD: Nikolla të heshtë, në vendet e tjera koleget e saj japin dorëheqjen

Helmimi i 60 nxënësve, reagon PD: Nikolla të heshtë, në vendet e tjera koleget e saj japin dorëheqjen

Publikuar më: 20:55 17-11-2017

Një incident i rëndë ka ndodhur në fshatin Shupenzë në Bulqizë, ku nga gazi i kaldajave u asfiksuan 60 nxënës. Pas reagimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Lulzim Bashës dhe Lindita Nikollës, për këtë të fundit ka ardhur një tjetër “sulm” nga kryetarja e Komisionit Parlamentar të Arsimit të PD-së, Albana Vokshi.
Vokshi shprehet se Nikolla në vend që të mbajë përgjegjësi për rrezikimin e shëndetit të nxënësve sulmon opozitën dhe Kryetarin e saj për faktin e vetëm se Basha përcolli shqetësimin publik për helmimin e të rinjve.
Ja reagimi i plotë:

Është tronditëse kur nje nene, një grua, një deputete, një ministre si Lindita Nikolla, ne vend qe te mbaje përgjegjësi per rrezikimin e shëndetit te nxënësve ne Shupenze te Bulqizës sulmon opozitën dhe Kryetarin e saj për faktin e vetem se Basha përcolli shqetësimin publik për helmimin e te rinjve.

Lindita Nikolla duhet ta kishte thyer heshtjen duke u kërkuar ndjese nxënësve dhe familjareve te tyre për helmimin e shkaktuar. Kjo është me e pakta, sepse ne vende te tjera kolege te Lindita Nikolles japin dorëheqjen, kur sistemi qe drejtojnë dështon ne sigurimin e jetës se fëmijëve ne shkolle nga pakujdesia apo nga korrupsioni.

Lindta Nikolla duhet te heshtte sot dhe jo te sulmonte opozitën, sepse qeveria e saj dëshmoi qe nuk e ka prioritet arsimin. Buxheti i vitit te ardhshëm do te investoje ne arsim njësoj si vendet e pazhvilluara afrikane, duke bere hapa mbrapa, krahasuar edhe me vitin 2013. Lindita Nikolla duhet te heshtte sot edhe sepse ne dy vitet e fundit 26 mije femije shqiptare e kane braktisur Shqiperine si rezultat i rrenimit te vendit nga papergjegjshmeria e qeverise se Edi Rames.

Article Logic
Execution time: 0.0040140151977539