INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Heqja e imunitetit të Tahirit, Halimi: Rama po kërkon kohë për prishjen e provave

Heqja e imunitetit të Tahirit, Halimi: Rama po kërkon kohë për prishjen e provave

Publikuar më: 19:38 19-10-2017

Partia Demokratike ka reaguar pas daljes për emdiat të kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili vendosi thirrjen e Këshillit të Mandateve për çështjen “Tahiri” ditën e nesërme.
Sipas PD, Rama po kërkon kohë të prishi provat ndaj urdhëroi Ruçin që kjo mbledhje të mos mbahet sot. Dpeuteti Halimi deklaroi se çdo minutë që kalon është në favor të krimit.
“Edi Rama nuk e do drejtësinë ndaj vonon mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Gramoz Ruçi në duart e Edi Ramës për ta përdorur në ditë të vështira kur kërkon kohë vetëm e vetëm për të shkatërruar provat që lidhin Tahirin me Edi Ramën. Çdo minutë që kalon është në favor të krimit”, tha Halimi.
Ai u shpreh se PD do të jetë nesër në orën 11:00 në Kryesinë e Kuvendit, ku do të vendoset për imunitetin e Tahirit pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275