INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HETIM i pa paralajmëruar dhe SKANDALI/ Ja çfarë fshihet pas bllokimit të Facebook dhe Instagram ditën e djeshme

HETIM i pa paralajmëruar dhe SKANDALI/ Ja çfarë fshihet pas bllokimit të Facebook dhe Instagram ditën e djeshme

Publikuar më: 11:34 14-03-2019

Ditën e djeshme të gjithë përdoruesit e facebook-ut nuk lidheshin dot në rrjetin social pasi sipas pohimeve të facebook-ut, faqja e instagram e facebook ishin duke u përditësuar.

Sipas ‘New York Times’ arsyeja e vërtetë që facebook kishte rënë është se prokurori amerikan federal Michael LaForgia ka ngritur një hetim kriminal kundër facebook-ut.

Akuza është se facebook-u shet të dhënat e përdoruesve te kompanitë e treta si Apple, Google, Microsoft e Amazon.

Sipas prokurorit, që nuk bën publike burimet e informacioneve, facebooku shet preferencat e përdoruesve edhe në kompani që merren me shitje armësh, alkooli e ilaçeve.

Preferencat e përdoruesve përdoren nga kompanitë që kanë lejen t’i kontaktojnë përdoruesit në mënyrë të fshehtë (përmes videove ose reklamave) me qëllim të shesin produktin e tyre.

Shumë herë madje kompanitë sipas prokurorit, kontaktojnë shokët ose familjarët e përdoruesve për ti ushtruar presion mbi blerjen e një produkti që në të vërtetë ata nuk e kanë të nevojshme.

Ditën e djeshme nga orët e pasdites deri sot herët në mëngjes Departamenti i Krimeve në Internet në New York ka bërë një investigim të thellë mbi dosjet e facebook-ut.

Sipas New York Times facebook-u ra sepse donte të fshihte sekrete që akoma s’kanë ardhur në dritë të hetuesve.

Drejtuesi i Marrëdhënieve Publike të Facebook Chris Cox tha për New York Times se ‘’Këto akuza janë absurde. Në do bashkëpunojmë me hetuesit deri sa ata të binden se Facebook nuk ka kryer asnjë akt kriminal. Për ne përdoruesit tanë me të rëndësishmit.’’

Pritet të shohim çfarë do nxjerrë hetimi i autoriteteve amerikane dhe sa të vërteta janë këto akuza.

Article Logic
Execution time: 0.0037691593170166