INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hetimi i Saimir Tahirit në 'dorë' të Prokurorëve të FBI-së?

Hetimi i Saimir Tahirit në 'dorë' të Prokurorëve të FBI-së?

Publikuar më: 16:01 12-01-2018

Prokurorë të FBI për të hetuar Saimir Tahirin. Ky është propozimi i papritur i ambasadorit amerikan Donald Lu për drejtësinë shqiptare. Burime të IN Tv pranë ambasadës konfirmuan se gjatë takimit që diplomati amerikan zhvilloi me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, Donald Lu ka ofruar prokurorët e FBI për hetimin e çështjeve sensitive për krimet e rënda, siç është ajo e ish ministrit Saimir Tahiri
Donald Lu:
“Çështja e Z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. Ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet. Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin”.
Kjo lëvizje vjen pasi ministri i brendshëm ka fituar një betejë tek krimet e renda, e cila i riktheu Tahirit pasaportën dhe kartën e identitetit. Por cështja tahiri është “patatja e nxehtë” e drejtësisë por dhe politikës, dhe asistenca e amerikanëve mund ti jepte një zhvillim të ri hetimeve të këtij rasti.

Article Logic
Execution time: 0.0021059513092041