INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Himarë/ Kapet peshkaqeni 'dem', i rrezikshëm dhe mbi 100 kg [FOTO]

Himarë/ Kapet peshkaqeni 'dem', i rrezikshëm dhe mbi 100 kg [FOTO]

Publikuar më: 12:39 30-09-2019

Një peshkaqen Dem, një prej specieve më të rrezikshme në ujërat e kripura është kapur në Himarë. Peshkatarët thonë se vitet e fundit prania e tyre në ujërat shqiptare është shtuar.

Një peshkaqen “Dem”, i cilësuar si një nga speciet e rrezikshme të detit është kapur nga peshkatarët pranë Himarës.

Grabitqari është i gjatë rreth 2 metra, peshon rreth 100 kilogram dhe qëndron kryesisht në thellësinë 200-300 metra.

Peshkatari Sherif Durmishaj konfirmon se vitet e fundit prania e Peshkaqit “Dem është shtuar” në ujërat tona.

Ndryshimi i klimës dhe temperaturat që mbeten ende të larta edhe pse jemi në fund të muajit të parë të vjeshtës, sipas eksperteve janë shkaku kryesor i shtimit të kësaj specie në ujërat shqiptare.

peshkaqeni2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039989948272705