INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Histori e trishtë. Jeta i është privuar nga gëzimi i veshjes së këpucëve.[Foto]

Histori e trishtë. Jeta i është privuar nga gëzimi i veshjes së këpucëve.[Foto]

Publikuar më: 18:40 21-05-2018
Është vetëm 21 vjeçe po kurrë në jetën e saj nuk ka veshur këpucë. Ka një arsye shumë dramatike për të cilën ajo vuan shumë pasi i duhet të ecë gjithmonë zbathur. 
Këmbët i ka aq të trasha sa i është dashur  të braktiste edhe shkollë, pasi të gjithë e tallnin për këtë.
Tawheeda Jan, 21-vjeç nga India, vuan nga "elefantizmi" - një infeksion parazitar i përhapur nga mushkonjat, i cili ka bërë që këmbët e saj të fryhen kaq shumë.
Por pas viteve të trajtimit të pasuksesshëm, zonja Jan ende vuan nga gjendja dhe thotë se dëshira e saj e vetme është të jetë në gjendje të veshë këpucë si gjithë të tjerët.
 
Jan : "Jeta ime më është privuar nga gëzimi i veshjes së këpucëve.Unë kam ecur vetëm zbathur, pavarësisht nëse është dimër apo verë. Këmbët e mia janë shumë të mëdha për t'u përshtatur në ndonjë pantofël apo sandale".
 
Ky infeksion  ndikon tek miliona njerëz në mbarë botën, edhe pse shumë nuk marrin simptoma dhe mund të çojnë në shpërfytyrime serioze.
Pjesët e trupit - shpesh këmbët ose organet gjenitale -  zgjerohen kur krimba parazitarë krijojnë fole në sistemin limfatik, i cili rregullon ekuilibrin e lëngjeve në trup.
Këmbët e Jan janë mbi 27 centimetra të gjata dhe 17 cm të gjera.
 
kepucet.jpgkkkk.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0033681392669678