INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e gjyshes ‘rebele’ që zgjedh të qepë në mes të rrugës…

Historia e gjyshes ‘rebele’ që zgjedh të qepë në mes të rrugës…

Publikuar më: 12:26 21-07-2018

Diku në lagjen ‘Prati’ në Romë, mund të të ndodh të shohësh gjyshen Anxhela në mes të rrugës.

98-vjeçarja nuk po shijon një shëtitje, ajo po qep në mes të rrugës.

E ulur në një karrige ajo thur ‘kryeveprat e saj’ .

Shumë kalimtarë e shohin, mendojnë se bëhet fjalë për një të moshuar të pambrojtur. E në këtë mënyrë menduan të ndërmarrin një fushatë në rrjetet sociale.

Zonja Anxhela në të vërtetë nuk është vetëm dhe nuk ka nevojë për para. Përmes artit të saj, të qepjes ajo lidh dy pasione e para për thurjen dhe e dyta dashuria për njerëzit. Përtej viteve që mban mbi supe në këtë mënyrë ajo ndihet aktive dhe plot jetë.

Kur fotoja e nënës bëri xhiron në rrjetet sociale djali i saj u çudit. Ai shoqëroi nënën duke i treguar kalimtarëve se në të vërtetë nuk ishte një njeri që kishte nevojë për ndihmë.

“Nëna ime nuk ka nevojë prë ndihmë ekonomike sepse ka pensionin e saj dhe unë kujdesem për të. Të qepë e bën të ndihet aktive ajo nuk do të qëndrojë në shtëpi. Ajo pëlqen të qëndrojë jshatë dhe të shohë njerzit që ecin, gjithmonë ka qënë kaq e lirë” shpjegoi Stefano për mediat italiane.

Mesa duket nëna ndihet e vetmuar dhe ka nevojë për më shumë dashuri, fundja historia e saj tregoi se paraja nuk mund të mbush boshllëkun e vetmisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034110546112061