INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor/ Çfarë do të ndodhë sot me shenjën tuaj

Horoskopi ditor/ Çfarë do të ndodhë sot me shenjën tuaj

Publikuar më: 14:13 05-01-2019

Dashi – Sot do të shpenzoni më shumë se sa ju lejon buxheti. Ekziston mundësia që zhvillimi i ideve të reja ose forcimi i pozicioneve të fituara më parë të menaxhohen lehtësisht. Duhet të diskutoni mbi çështjet që lidhen me marrëdhëniet familjare ose me një romancë të mundshme.

Demi – Ndikimi i favorshëm i Saturnit, do të favorizojë gjithë këtë të shtunë. Do të keni mundësi të shumta për të korrur sukses në sferën profesionale.

Binjakët – Do t’iu duhet të vlerësoni me kujdes të gjitha angazhimet tuaja gjatë kësaj dite. Duhet ti bëni sytë katër, sidomos sa i takon situatës financiare, duke shmangur shpenzimet e panevojshme.

Gaforrja – Ndikimi i Saturnit do të çojë në mbylljen e të gjitha gjërave të lëna pezull! Parashikohet një periudhë tejet interesante edhe sa i takon sferës sentimentale.

Luani – Kjo e shtunë do të jetë kryesisht pozitive në të gjitha drejtimet. Këshillohet që të përqendroheni pak më shumë në sferën profesionale dhe atë sentimentale.

Virgjëresha – Parashikohet një ditë mjaft interesante sa i takon anës profesionale dhe asaj sentimentale. Do të jetë e mbushur me të reja të rëndësishme, lidhur me të cilat duhet të mendoheni mirë para se të veproni.

Peshorja – Gjatë kësaj dite do ju duhet që të rishikoni të gjitha lidhjet tuaja ndërpersonale, duke u munduar të vlerësoni me kujdes çdo gjë që ka rëndësi vërtetë për ju. Bëni kujdes që të mos cenoni ambiciet tuaja.

Akrepi – Nuk duhet të përfshiheni në marrëdhëniet e të tjerëve. Ka gjasa që dikush të veprojë kundër jush. Refuzoni të ndihmoni personat që iu afrohen vetëm për interes. Duhet të keni prioritet familjen.

Shigjetari – Duhet të përqendroheni maksimalisht në sfidat e reja profesionale me të cilat do të përballeni. Sa i takon ndjenjave, do të ndjeni nevojën për të marrë disa vendime të rëndësishme.

Bricjapi – Mos bëni presion kur të flisni me një person të afërt. Ai/ajo nuk do të jetë dakord me ju nëse vendosni ultimatum. Në mbrëmje do të jeni dëshmitari i një ngjarjeje shumë emocionuese.

Ujori – Do arrini që të lini pas shpine ndikimin negativ të Venusit, duke u lodhur më pak për arritjen e synimeve tuaja. Mjaft e favorshme do të jetë sfera profesionale dhe ajo sentimentale.

Peshqit – Duhet të mundoheni që të zgjidhni gjendjen konfuze në të cilën jeni përfshirë sa i takon ndjenjave. Megjithatë nuk duhet të lini pas dore sektorin profesional, i cili premton mjaft sukses.

Më shumë në këtë kategori: « Horoskopi për datën 30 Dhjetor 2018
»

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0079200267791748
    array(1) { ["section"]=> string(60) "horoskopi-ditor-cfare-do-te-ndodhe-sot-me-shenjen-tuaj-83500" }