INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI ditor/ Çfarë do të ndodhë sot me shenjën tuaj sipas parashikimit të Paolo Fox? E zbuloni tani!

HOROSKOPI ditor/ Çfarë do të ndodhë sot me shenjën tuaj sipas parashikimit të Paolo Fox? E zbuloni tani!

Publikuar më: 09:07 04-04-2019

DASHI:

Hëna në shenjë ju rezervon një marsh shtesë këtë ditë. Nëse ka pasur ndonjë problem kohët e fundit do të jetë e mundur për ta kapërcyer atë, ndonëse ngadalë. Në këtë fazë do t’ju duhet një dashuri e madhe. Miqtë dhe njohjet që do të lindin në këto ditë mund të bëhen diçka më shumë brenda pak javësh. Pra, pjesa e dytë e muajit prill do të jetë më e mirë se tani.

DEMI:

Ky që po përjetoni, është një moment më i lehtë se vitin e kaluar. Kushdo që ka pasur probleme me zemrën ose një telash të madh, tani mund të shërohet. Ka energji të madhe dhe një ndjenjë revanshi që do t’ju japë një dorë. Ju do të jeni në gjendje të kapërceni edhe disa situata mjaft të vështira. Fundjava do të sjellë këshilla rreth marrëdhënieve romantike.

BINJAKET:

Dikush ka përjetuar një moment krize të fortë midis të hënës dhe të mërkurës, por e enjtja do të jetë pak më e gjallë. Në këtë fazë do të vihen në diskutim ndjenjat dhe marrëdhëniet më të forta. Nuk është e thënë që një marrëdhënie duhet të mbyllet, por kontrastet janë të forta dhe në çdo rast ka ndërlikime. Do të ishte mirë të përmirësohej një marrëdhënie që ka humbur në janar.

GAFORRJA:

E enjtja është pak në rënie dhe gjithashtu do të ketë shumë gjëra për të bërë. Ky nuk është një horoskop i vështirë, por i mundimshëm. Brenda disa javësh do të keni mundësinë të hiqni barrën. Ka nga ata që kërkojnë një rol të ri në punës edhe brenda të njëjtës kompani. Fundjava do të jetë më mirë se kjo ditë.

LUANI:

E enjtja do të karakterizohet nga një sasi mjaft e mirë energjie. Në periudhën e fundit ka pasur një krizë dashurie, sidomos në muajt shkurt dhe mars. Ata që kanë kapërcyer krizën tani janë më mirë. Nëse ka patur një moment parehatie ose një largim të menjëhershëm, keni qenë ju që e keni shkaktuar atë. Shikoni çështjet e punës në mënyrë pozitive, njohjet janë të favorizuara.

VIRGJERESHA:

Do të gjendeni në mes të një polemike, që lidhet me çiftin. Është një periudhë shumë e veçantë gjatë të cilës keni disa kritika, si ndaj vetes, edhe ndaj të tjerëve. Një qëndrim i tillë rigoroz mund të jetë i dobishëm në çështjet e punës, por në dashuri nuk e ndryshon situatën. Ju keni plane për verën, por ka edhe disa situata për të zgjidhur.

PESHORJA:

Të enjten dhe të premten do të keni ditë të veçanta dhe do të paraprijnë një fundjave të rrezikshme për disa çifte. Ata që kanë një lidhje për t’u qartësuar ose për të zgjidhur disa çështje gjyqësore, mund të ndjejnë njëfarë shqetësimi ndërmjet të shtunës dhe të dielës. Mundohuni të izoloheni, mund të jetë një taktikë e mirë për të shmangur zemërimin. Përdorni pak më shumë lehtësi për të shijuar më mirë të ardhmen.

AKREPI:

Në këtë të mërkurë do të keni Hënë në anën tuaj. Është e rëndësishme të mënjanoni disa nga zhgënjimet e kaluara dhe të shikoni përpara me optimizëm. Problemi juaj është që shpenzoni shumë energji për t’u marrë me gabimet dhe kjo ju kushton shumë kohë dhe ju bën të humbisni energji nervore. Por tani ju duhet të mendoni për jetën tuaj, duke e lënë atë që ka ndodhur në të kaluarën.

SHIGJETARI:

Ju jeni një shenjë e zjarrit dhe kjo duhet të mbahet mend, sepse e rimerrni veten, edhe kur përjetoni momente me vështirësi të madhe ose pesimizëm, siç ka ndodhur me dikë midis të hënës dhe të mërkurës. Nëse dikush nuk është mirë, duhet të bëjë një analizë të kujdesshme të asaj që po përjeton, sepse pakënaqësia është ndoshta e lidhur me një situatë që nuk funksionon siç duhet.

BRICJAPI:

Këto dy ditë sjellin nervozizëm dhe acarim. Situatat e punës ose familjare nuk funksionojnë. Zakonisht i besoni disa njerëzve, por kur njëri prej tyre ikën, ndiheni të vetmuar. Ndoshta një person që e keni pikë referimi ka dështuar dhe kjo ju ka lënë pak të izoluar, prandaj është e rëndësishme të zgjerohet pak rrethi i njohurive.

UJORI:

Për shumë njerëz, sidomos për të urtit, kjo është një fazë ndryshimesh që do të përfundojë jo më vonë se për dy vjet. Prandaj, shumë veta mendojnë për një ndryshim të jetës që duhet të menaxhohet mirë në javët e ardhshme, sipas bota.al. Ndërkohë, vëmendja duhet t’i kushtohet dashurisë, e shtuna dhe e diela do të jenë ditë pak të shqetësuara dhe ju mund të vendosni dikë nën presion.

PESHQIT:

Ju do të mbyllni javën në një mënyrë shumë të fortë dhe gjithashtu ditët e të enjtes dhe të premtes do të jenë pozitive. Kush nuk e ndjen këtë forcë, është ende i lidhur me të kaluarën pasi ka përjetuar një situatë negative. Ata që kanë një marrëdhënie të mirë mund të përfitojnë nga kjo periudhë e rëndësishme. Në punë ndeshni disa vështirësi për rinovimin e kontratës.

Article Logic
Execution time: 0.0039911270141602