INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor, e hënë 29 tetor 2018!

Horoskopi ditor, e hënë 29 tetor 2018!

Publikuar më: 07:29 29-10-2018

Ky është horoskopi për ditën e hënë, 29 tetor 2018 që IN Tv.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Kjo e hënë do ju gjejë mjaft intuitiv dhe krijues, gjë që do ju lejojë që të analizoni nga një këndvështrim tjetër, disa nga projektet tuaja më interesante. Një rikthim pasioni, do ju gjejë mjaft konfuz.

Demi

Marrja e një roli drejtues në vendin tuaj të punës, do ju lejojë që të tregoni se sa vleni.

Arritja e objektivave tuaj, tashmë do të jetë më e lehtë, pasi do mund të motivoni dhe drejtoni bashkëpunëtorët tuaj. Në dashuri duhet të mundoheni të jeni më të pranishëm, lidhur me çështjet e një transferimi apo bashkëjetese.

Binjakët

Kjo e hënë ju fton që të jeni më të kujdesshëm lidhur me investimet në punë, pasi ka disa negociata në zhvillim, të cilat duhet ti vlerësoni më mirë. Mos lejoni tensionin të dominojë në dashuri! Nëse keni dyshime, strategjia më e mirë është që të flisni drejtpërdrejtë me partnerin/en dhe të sqaroni situatën.

Gaforrja

Tashmë do të keni mundësi që në vendin tuaj të punës të tregoni rolin tuaj drejtues, në mënyrë që bashkëpunëtorët të mos përfshihen nga paniku. Nga pikëpamja sentimentale, është e rëndësishme që tashmë të jeni të përqendruar në rigjetjen e harmonisë dhe qetësisë.

Luani

Për disa arsye, kjo është një ditë e cila do ju shohë ziliqar, ku nuk do të jeni të kënaqur me punën tuaj dhe njohja e meritave ndaj dikujt, do ju bëjë lakmitarë. Mundohuni që këto ndjesi të mos ju pengojnë në punë. Gjithë këtë maraz, mos e transferoni në dashuri.

Virgjëresha

Kjo e hënë do të jetë mjaft e qetë dhe relaksuese, e cila do ju lejojë që të përqendroheni edhe në çështjet më të vogla, Së fundmi jeni lodhur shumë dhe për këtë arsye do të keni mundësi të pushoni më shumë. Në dashuri do të merrni përgjigje pozitive.

Peshorja

Mundohuni që të rrethoheni nga persona pozitiv, të cilët do të dinë të vlerësojnë ndjenjat tuaja, pasi së fundmi keni qenë shumë emotiv dhe kjo gjë ju ka shkaktuar luhatje humori. Bëni kujdes në dashuri, pasi pretendimet e tepërta mund të dëmtojnë raportin.

Akrepi

Nuk është momenti ideal për të nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme në vendin e punës. Bëni kujdes! Në dashuri, parashikohet një ditë shumë e mirë për të bërë joshje të reja.

Shigjetari

Kjo e hënë parashikohet që t’iu lodhë tej mase, për shkak të ngarkesës me të cilën do të përballeni, shkruan noa.al. Megjithatë do të mund të merrni rezultate mjaft pozitive në vendin e punës. Në dashuri kërkoni të merrni më shumë vëmendje, por këshillohet që të mos jeni shumë agresiv me partnerin/en.

Bricjapi

Ky është një moment shumë i mirë për të bërë një arratisje të vogël romantike me partnerin/en tuaj. Ndërsa në vendin e punës duhet të tregoheni më të vendosur.

Ujori

Nuk duhet të tregoheni aspak dembelë, pasi kjo ditë premton të sjellë shpërblime. Nxirrni nga sirtari projekte ose strategji të vjetra, të cilat presin të ecin përpara. Intuita e mirë, do ju nxjerrë në dritë.

 

Ka ardhur momenti për të bërë më shumë qartësi me veten tuaj dhe të kuptoni se çfarë kërkoni në të vërtetë nga një lidhje sentimentale. Puna, do ju gjejë mjaft të angazhuar, por horoskopi i kësaj dite sugjeron që të mos lini pas dore sferën e ndjenjave.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0014779567718506
    array(1) { ["section"]=> string(42) "horoskopi-ditor-e-hene-29-tetor-2018-76905" }