INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox/ Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox/ Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 09:06 17-09-2019

Njihuni me parashikimin e astrologut të famshëm italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi: Në aspektin sentimental, do të ndryshojë rutina e jetës në çift. Monotonia do të "zhduket" dhe do të zëvendësohet nga pasioni. Në punë, do të jeni të mbushur me energji të reja pozitive, të cilat do t’ju ndihmojnë për të ecur përpara me lehtësi. Këtë periudhë do të përfitoni një gjallëri të madhe në aspektin psikologjik dhe do të keni reflekse të mira. Një problem financiar në lidhje me shtëpinë do të zgjidhet lehtësisht. Yjet ju këshillojnë të merrni më shumë kohë për t’u menduar, përpara se të merrni vendime të rëndësishme në jetën tuaj.

Demi: Mund të keni një dëshirë të madhe që të realizoni qëllimet tuaja sa më shpejt të jetë e mundur në aspektin profesional. Kjo është koha e duhur për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë në mënyrën më të mirë të mundshme. Në dashuri, ndaloni së krijuari iluzione. Në vend të kësaj, përpiquni të mbështesni personin tuaj të zemrës. Duhet që më shumë të veproni, se sa të mendoni. Për beqarët mund të ketë takime të reja. Ndërsa çiftet nuk duhet të insistojnë në çështje dhe marrëdhënie që kanë të bëjnë me të kaluarën. Vitaliteti juaj do të rritet dhe kur morali të jetë i lartë, do të keni një qëndrim më pozitiv. Ndoshta s’e keni të lehtë, por yjet ju këshillojnë të bëni disa kompromise, në mënyrë që gjërat të ruajnë ekuilibrin dhe harmoninë.

Binjakët: Do të dëshironi të arrini sukses në aspektin tuaj profesional dhe të bëni një kthesë të madhe kundër rezultateve të muajve të fundit. Përpiquni të krijoni marrëdhënie të mira me kolegët tuaj. Për këtë, merrni kohë për të dëgjuar edhe propozimet e tyre. Sa i përket dashurisë, çiftet këshillohen të mos tregohen indiferentë ndaj shqetësimeve dhe problemeve të partnerit. Bëni kujdes nga dyshimet e tepërta. Mos mbani mëri të fshehta ndaj partnerit, duke u mbyllur veten tuaj. Yjet ju sugjerojnë të të shprehni ndjenjat tuaja dhe çdo gjë do të shkojë drejt përmirësimit.

Gaforrja: Këto ditë janë mjaft premtuese për ata që po kërkojnë punë, ose që duan të përmirësojnë të ardhurat e tyre. Në dashuri mund të keni disa probleme dhe përplasje me partnerin. Duhet të jeni më të qartë me veten në rradhë të parë, e më pas me partnerin. Yjet ju këshillojnë të tregoheni më diplomatikë! Mos harroni që për të ecur përpara do të jetë e nevojshme të bëni një kompromis.

Luani: Zakonisht jeni shumë të admiruar në rrethin tuaj familjar dhe shoqëror, por për momentin, për shkak të mungesës së kohës ose motivimit,personat tuaj të afërt kanë shqetësime të tjera dhe mbase mund të ndjeheni vetëm. Sot gjithashtu mund të ndjeheni të pafuqishëm. Sa i përket aspektit profesional dhe financiar, vështirësitë që po përjetoni mund t’ju motivojnë. Gjërat së shpejti do të rregullohen dhe do të gjeni vendosmërinë që ju karakterizon.

Virgjëresha: Kjo e martë mund të jetë zhgënjyese për ju. Përgatituni për të hyrë në një periudhë të vështirë në aspektin financiar. Por mos u shqetësoni, nëse menaxhoni mirë buxhetin tuaj, nuk do të vuani nga disa shpenzime. Vetëm mos harroni se blerjet e minutës së fundit nuk janë domosdoshmërisht një ide e mirë. Yjet ju sugjerojnë të bëni kujdes me blerjet e panevojshme, që nuk janë një domosdoshmëri. Në dashuri, mos u besoni të gjitha premtimet e bukura që do të merrni. Mos u tregoni naivë! Ju prisni shumë nga të tjerët dhe ndonjëherë prireni të justifikoni veprimet dashakeqe të të tjerëve ndaj jush, për shkak të bujarisë që ju karakterizon.

Peshorja: Në dashuri, bëni kujdes nga gënjeshtat, edhe nga ato që mund të thuhen pa qëllime dashakeqe. Sinqeriteti është i nevojshëm për të adresuar çështjet që ju interesojnë vërtet. Yjet ju këshillojnë të tregoheni të sinqertë me të dashurit tuaj nëse doni që ata të jenë me ju! Sa i përket aspektit profesional, mund të mos jeni mjaftueshëm të motivuar. Përpiquni t’i njihni mirë pikat tuaja të dobëta, në mënyrë që t’i luftoni ato. Sfidoni veten pa frikë! Demonstrimi i dobësive tuaja ju ndihmon të njiheni më mirë me veten dhe do të zbuloni një ndjenjë lirie të papritur.

Akrepi: Ata që janë në pritje të përfundimit të një projekti do të demonstrojnë se kanë aftësitë dhe efikasitetin që ju duhet. Kjo e martë do të jetë shumë premtuese dhe mund të sjellë shumë surpriza. Në aspektin sentimental, dëgjoni personat që ju besojnë dhe u japin këshilla të mira. Do të ndjeheni krenar me veten tuaj kur të shihni se situatat do të përmirësoheni falë jush. Ajo që ka rëndësi është të mos merrni shumë seriozisht edhe shqetësimet më të vogla. Bëni një hap prapa kur është e nevojshme, marrja e gjërave me më shumë butësi mund t’ju ndihmojë të shmangni problemet e papritura.

Shigjetari: Krijimtaria juaj, e kombinuar me pikëpamjen tuaj objektive, do t’ju ndihmojë të gjeni mundësi të reja në aspektin profesional. Megjithatë, do t’ju duhet të përballeni me vonesa, rezistencë dhe pengesa të të gjitha llojeve. Përpiquni të mos stresoheni në këtë periudhë. Sa i përket aspektit sentimental, yjet ju këshillojnë të mos jeni shumë intrigues. Partneri juaj duhet të jetë i sigurt për ndjenjat tuaja. Mos i mbani gjëra të fshehta partnerit, edhe nëse keni probleme në aspektin profesional, të cilat mund të largojnë vëmendjen tuaj.

Bricjapi: Në dashuri, do të bëni zgjedhjen e duhur duke ndjekur instinktet tuaja. Mos kini frikë të tregoheni vetvetja, edhe nëse vendimet tuaja nuk pranohen gjithmonë nga të tjerët. Koha do të tregojë se keni të drejtë. Sa i përket aspektit profesional dhe financiar, do të merrni më shumë rezultate të kënaqshme nëse punoni fort me kreativitetin tuaj. Mos u ndikoni nga mendimet e të tjerëve, por gjithmonë besoni tek instinktet tuaja, nëse dëshironi që të merrni rezultate të mira. Gjatë ditëve në vijim, mundi do t’ju shpërblehet.

Ujori: Në dashuri mbani një qëndrim pozitiv. Nëse jeni beqarë, së shpejti do të takoni një person që do t’ju bëjë të lumtur. Sharmi juaj do të rritet dhe në ditët në vijim mund të ketë takime me fat. Sa i përket aspektit financiar, prireni të mos keni shumë përgjegjësi, por duhet të kuptoni që kjo është diçka e gabuar. Yjet ju këshillojnë të kini kujdes me shpenzimet. Mos jini sipërfaqësor dhe mos nënvlerësoni disa pasoja që mund të ndodhin për shkak të vendimeve të nxituara. Pas një dite të gjatë, gjëja e duhur që duhet të bëni është që të relaksoheni për të rikuperuar energjinë.

Peshqit: Dita e nesërme do të jetë përgjithësisht pozitive. Në aspektin profesional, suksesi i një projekti do të varet nga ndërhyrja juaj. Kolegët tuaj do të kenë nevojë për një udhëheqës për të marrë vendime që ata vetë kanë frikë t’i marrin. Megjithatë, mos veproni si "diktator". Në çdo rast, përpiquni të jeni sa më diplomatik. Sa i përket dashurisë, mos hezitoni të ndiqni intuitat tuaja. Ndërmerrni iniciativa që mund të ndihmojë marrëdhënien në çift të kapërcejë një moment të vështirë.

Article Logic
Execution time: 0.0041460990905762